PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jacob elordiMomenti kur Jacob Elordi “u bërtet” paparacëve gjatë shëtitjes në Paris me Kendall Jenner
2 min čitanja
Jacob elordi

Momenti kur Jacob Elordi “u bërtet” paparacëve gjatë shëtitjes në Paris me Kendall Jenner

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tensionet arritën kulmin të hënën mbrëma, kur Jacob Elordi shpërtheu ndaj paparacëve në Paris, gjatë një shëtitjeje romantike me të dashurën e tij të re, Kendall Jenner.Aktori australian 29-vjeçar dhe e dashura e tij amerikane, 30 vjeçe, po shijonin një shëtitje romantike nëpër kryeqytetin francez, kur u afruan nga fotografët, të cilët nisën t’i fotografonin pa pushim.Aktori i “Euphoria” nuk e priti aspak mirë ndërprerjen e mbrëmjes së tij romantike dhe nuk i kurseu fjalët teksa u përball me paparacët.“Prit, prit, prit. A mund të shkojmë thjesht në hotel?” – u tha i irrituar Jacob fotografëve. Megjithatë, paparacët nuk u ndalën, duke bërë që aktori i acaruar të kërkonte sërish.“A mund të kthehemi thjesht në hotelin tonë? Pa blic, vetëm na lini të ecim. Na lini të shkojmë”, u lut Jacob, ndërsa tundte me nervozizëm grushtin.Çifti dukej shumë i dashuruar teksa ecte dorë për dore nëpër “Qytetin e Dritave”. Jacob po e mbështeste të dashurën e tij pasi ajo kishte sfiluar në shfaqjen e L’Oréal, në kuadër të Javës së Modës në Paris.Vetëm një ditë më parë, ai e kishte shoqëruar sërish Kendall-in gjatë një mbrëmjeje në qytet, ndërsa ajo merrte pjesë në aktivitetet e Javës së Modës në Milano, Itali.Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk vonuan të ironizonin aktorin me origjinë nga Brisbane, duke bërë shaka se ai duhet të jetë mësuar me këtë lloj vëmendjeje kur del në një lidhje me një anëtare të familjes Kardashian.“Djaloshi nuk e kupton se është në lidhje me një Jenner”, shkroi me ironi një përdorues.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tensionet arritën kulmin të hënën mbrëma, kur Jacob Elordi shpërtheu ndaj paparacëve në Paris, gjatë një shëtitjeje romantike me të dashurën e tij të re, Kendall Jenner.Aktori australian 29-vjeçar dhe e dashura e tij amerikane, 30 vjeçe, po shijonin një shëtitje romantike nëpër kryeqytetin francez, kur u afruan nga fotografët, të cilët nisën t’i fotografonin pa pushim.Aktori i “Euphoria” nuk e priti aspak mirë ndërprerjen e mbrëmjes së tij romantike dhe nuk i kurseu fjalët teksa u përball me paparacët.“Prit, prit, prit. A mund të shkojmë thjesht në hotel?” – u tha i irrituar Jacob fotografëve. Megjithatë, paparacët nuk u ndalën, duke bërë që aktori i acaruar të kërkonte sërish.“A mund të kthehemi thjesht në hotelin tonë? Pa blic, vetëm na lini të ecim. Na lini të shkojmë”, u lut Jacob, ndërsa tundte me nervozizëm grushtin.Çifti dukej shumë i dashuruar teksa ecte dorë për dore nëpër “Qytetin e Dritave”. Jacob po e mbështeste të dashurën e tij pasi ajo kishte sfiluar në shfaqjen e L’Oréal, në kuadër të Javës së Modës në Paris.Vetëm një ditë më parë, ai e kishte shoqëruar sërish Kendall-in gjatë një mbrëmjeje në qytet, ndërsa ajo merrte pjesë në aktivitetet e Javës së Modës në Milano, Itali.Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk vonuan të ironizonin aktorin me origjinë nga Brisbane, duke bërë shaka se ai duhet të jetë mësuar me këtë lloj vëmendjeje kur del në një lidhje me një anëtare të familjes Kardashian.“Djaloshi nuk e kupton se është në lidhje me një Jenner”, shkroi me ironi një përdorues.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…