PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Adrian hila"Do paraqitem nesër", zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime
2 min čitanja
Adrian hila

"Do paraqitem nesër", zbardhet dëshmia e Adrian Hilës për policinë, kontaktohen edhe katër nga viktimat e identifikuara në videot intime

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka bërë të ditur se do të paraqitet nesër në polici për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin.Hila aktualisht nuk ndodhet në Tiranë, ndaj ka deklaruar se do të bashkëpunojë me autoritetet sapo të rikthehet në kryeqytet.Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, kompozitori pretendon se është edhe vetë viktimë e kësaj ngjarjeje. Ai ka deklaruar se materialet janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se, sipas tij, pajisjet apo llogaritë e tij mund të jenë hakeruar. Është shpallur në kërkim nga policia, Adi Hila reagon për herë të parë pas videove skandaloze: Jam i shokuar - më kanë hakuar Ndërkohë, hetimet e Policisë së Tiranës janë shtrirë edhe te persona të tjerë që shfaqen në materialet e publikuara.Siç raporton Top Channel, katër prej personazheve publike që janë identifikuar në videot e shpërndara janë kontaktuar gjithashtu nga Policia.Dy prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të dhënë informacionet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Publikohet video e re - një mashkull vërejti kamerën në dhomën e producentit Adi Hila, ai u arsyetua se ishte "alarm" Ndërsa dy personat e tjerë, sipas raportimit, janë në gjendje të rënduar emocionale pas publikimit të materialeve dhe aktualisht nuk kanë qenë në gjendje të dëshmojnë.Rasti po hetohet nga strukturat e Krimit Kibernetik, të cilat po punojnë për të përcaktuar burimin e materialeve, mënyrën se si janë siguruar ato dhe personat përgjegjës për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.Në këtë fazë, pretendimet për hakerim dhe mënyrën e marrjes së videove mbeten pjesë e hetimit, ndërsa pritet që dëshmia e Hilës dhe deklaratat e personave të tjerë të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /TCH/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka bërë të ditur se do të paraqitet nesër në polici për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin.Hila aktualisht nuk ndodhet në Tiranë, ndaj ka deklaruar se do të bashkëpunojë me autoritetet sapo të rikthehet në kryeqytet.Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, kompozitori pretendon se është edhe vetë viktimë e kësaj ngjarjeje. Ai ka deklaruar se materialet janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se, sipas tij, pajisjet apo llogaritë e tij mund të jenë hakeruar. Është shpallur në kërkim nga policia, Adi Hila reagon për herë të parë pas videove skandaloze: Jam i shokuar - më kanë hakuar Ndërkohë, hetimet e Policisë së Tiranës janë shtrirë edhe te persona të tjerë që shfaqen në materialet e publikuara.Siç raporton Top Channel, katër prej personazheve publike që janë identifikuar në videot e shpërndara janë kontaktuar gjithashtu nga Policia.Dy prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të dhënë informacionet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Publikohet video e re - një mashkull vërejti kamerën në dhomën e producentit Adi Hila, ai u arsyetua se ishte "alarm" Ndërsa dy personat e tjerë, sipas raportimit, janë në gjendje të rënduar emocionale pas publikimit të materialeve dhe aktualisht nuk kanë qenë në gjendje të dëshmojnë.Rasti po hetohet nga strukturat e Krimit Kibernetik, të cilat po punojnë për të përcaktuar burimin e materialeve, mënyrën se si janë siguruar ato dhe personat përgjegjës për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.Në këtë fazë, pretendimet për hakerim dhe mënyrën e marrjes së videove mbeten pjesë e hetimit, ndërsa pritet që dëshmia e Hilës dhe deklaratat e personave të tjerë të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /TCH/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…