Nga: Uran Butka Sapo panë dritën e botimit katër veprat filozofike të filozofit të shquar shqiptar, prof. Isuf Luaj. Isuf Luzaj lindi në Kaninë, u rrit dhe u formua në një familje atdhetare e të kulturuar edhe në mjedisin patriotik të qytetit të Vlorës, ku mori mësimet e para dhe ndjesinë e së bukurës, më pas në gjimnazin shtetëror të Shkodrës, ku forcoi prirjet letrare, mandej studimet në universitetin e Sorbonës në Francë, ku u diplomua doktor dhe profesor i letërsisë e filozofisë me rezultate të shkëlqyera. Prof. Isuf Luzaj është një fenomen shmëdimensional, ku ndërthurret mësonjësi i shkollave te mesme, luftëtari nacionalist e demokrat, antifashisti i orëve të para, antikomunisti dhe veprimtari i bashkimit kombëtar, delegati i “Ballit Kombëtar” në Kuvendin e Mukjes për një Shqipëri të lirë demokratike dhe etnike, i burgosur dhe i internuar në Ventotene nga fashizmi, i syrgjynosur dhe anatemuar nga diktatura komuniste, ku “lumenjtë rrjedhin të kuq”, siç shkruan ai - refugjati politik i endur nëpër botë, filozofi, historiani, sociologu, pedagogu, kritiku, anrtopologu, poeti, rrëfimtari, polemisti, me një prodhimtari të jashtëzakonshme krijuese, gati të panjohur e të pabotuar.Bashkëthemelues i partisë socialdemokrate me Musine Kokalarin, Skënder Muçon dhe Selman Rizën, si një rrugë e mesme demokratike e liberale, me program liritë politike dhe shtetin e së drejtës; mëtues i shkollës së filozofisë ekzistencialiste vepruese te veprat filozofike, ngjizur me frymën luziane të rindërtimit të fuqive shpirtërore; njohës e interpretues i filozofëve të mëdhenj të antikitetit, Rilindjes e të kohëve moderne deri te Niçe, Sartri, Kamy, Bergson etj., por që mbeti kurdoherë vetvetja si filozof. Veprat shkencore, letrare, eseistike, memuaristike, por edhe kontributi i shquar akademik në universitetet e Argjentinës dhe të ShBA-së, e bënë të njohur e të nderuar në botë. I mërguar nga atdheu, Isuf Luzaj e ruajti në shpirt dhe në vepra dashurinë e përpjekjen për mëmëdheun dhe i ktheu
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
