GjermaniArrestohet shqiptari në Gjermani, u kap duke punuar pa dokumente, i del edhe një vepër tjetër penale
1 min čitanja
Gjermani
Arrestohet shqiptari në Gjermani, u kap duke punuar pa dokumente, i del edhe një vepër tjetër penale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi, u gjet duke punuar pa dokumente pune.Gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në rrethin e Göttingenit, zyrtarët identifikuan një shtetas shqiptar, i cili, sipas autoriteteve, po punonte pa lejen e nevojshme të qëndrimit dhe punës në Gjermani.Mirëpo, pas kontrollit të tërësishëm, u zbulua se ndaj shqiptarit në fjalë kishte edhe një urdhërarrest, për përdorim dhe përfshirje me lëndë narkotike, duke bërë kështu që të shoqërohej për në stacionin policor.E pos shqiptarit, doganierët kapën edhe një shtetas moldav, i cili ishte pa dokumente pune, transmeton Telegrafi.Përveç punonjësve, për intervistë në stacionin policor të kësaj zone do të paraqiten edhe punëdhënësit e tyre.Ndërkaq, për shtetasin shqiptar, përveç procedurave që lidhen me urdhrin e arrestimit, pritet të ketë edhe pasoja në aspektin e qëndrimit në Gjermani. Autoritetet e migracionit do të shqyrtojnë masat e mëtejshme lidhur me statusin e tij të qëndrimit në vend./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.