Mitrovica lokaleQendra e Studentëve paralajmëron masa ndaj shitjes së vendeve në konvikte
1 min čitanja
Mitrovica lokale
Qendra e Studentëve paralajmëron masa ndaj shitjes së vendeve në konvikte
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qendra e Studentëve ka paralajmëruar studentët që kanë siguruar vend në konvikte dhe në Mensën e Studentëve që të mos përfshihen në tentativa për shitje apo blerje të vendeve të akomodimit dhe kartelave të mensës. Përmes një njoftimi, Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për parandalimin e manipulimeve të mundshme lidhur me vendet në konvikte dhe kartelat e mensës. “Qendra e Studentëve ka ndërmarr veprimet e nevojshme për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në njoftim. Studentët janë paralajmëruar gjithashtu që të mos bien pre e mashtrimeve që, sipas Qendrës së Studentëve, janë shfaqur në rrjetet sociale. “Andaj i'u bëjmë thirrje studentëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve të shfaqura në rrjetet sociale”, thuhet më tej. Qendra e Studentëve ka paralajmëruar se ndaj rasteve të tilla do të ndërmerren masa ndëshkuese, në përputhje me rregulloren e institucionit, duke theksuar se nuk do të lejojë shitjen apo blerjen e vendeve në konvikte dhe kartelave të mensës./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.