PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Adrian hilaËshtë shpallur në kërkim nga policia, Adi Hila reagon për herë të parë pas videove skandaloze: Jam i shokuar - më kanë hakuar
2 min čitanja
Adrian hila

Është shpallur në kërkim nga policia, Adi Hila reagon për herë të parë pas videove skandaloze: Jam i shokuar - më kanë hakuar

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për kompozitorin Adrian Hila, në kuadër të hetimeve lidhur me videot me përmbajtje intime që u shpërndanë gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale.Në kuadër të veprimeve hetimore, efektivë të Policisë kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.Sipas raportimeve të Top News, Policia ka arritur ta kontaktojë Hilën në telefon. Gjatë bisedës, kompozitori është shprehur se është i tronditur nga ngjarja dhe se, sipas tij, është hakuar.Hila ka bërë të ditur se do të paraqitet në ambientet e Policisë sapo të mbërrijë në Tiranë, për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me situatën.Ftesa për paraqitje vjen një ditë pasi disa materiale filmike me përmbajtje intime nisën të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta publike.Ndërkohë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer verifikime lidhur me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të publikuara, ndërsa hetimet synojnë të zbardhin rrethanat e regjistrimit, marrjes dhe shpërndarjes së tyre.Mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë Adrian Hila para autoriteteve dhe nëse hetimet do të mundësojnë identifikimin e personave përgjegjës për publikimin e materialeve intime. /TCH/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për kompozitorin Adrian Hila, në kuadër të hetimeve lidhur me videot me përmbajtje intime që u shpërndanë gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale.Në kuadër të veprimeve hetimore, efektivë të Policisë kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar dhe marrë në pyetje, por nuk e kanë gjetur aty.Sipas raportimeve të Top News, Policia ka arritur ta kontaktojë Hilën në telefon. Gjatë bisedës, kompozitori është shprehur se është i tronditur nga ngjarja dhe se, sipas tij, është hakuar.Hila ka bërë të ditur se do të paraqitet në ambientet e Policisë sapo të mbërrijë në Tiranë, për të dhënë shpjegimet e tij lidhur me situatën.Ftesa për paraqitje vjen një ditë pasi disa materiale filmike me përmbajtje intime nisën të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta publike.Ndërkohë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer verifikime lidhur me përmbajtjen dhe burimin e materialeve të publikuara, ndërsa hetimet synojnë të zbardhin rrethanat e regjistrimit, marrjes dhe shpërndarjes së tyre.Mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë Adrian Hila para autoriteteve dhe nëse hetimet do të mundësojnë identifikimin e personave përgjegjës për publikimin e materialeve intime. /TCH/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…