PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Monika kryemadhi"Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit", Monika Kryemadhi flet për videot intime
2 min čitanja
Monika kryemadhi

"Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit", Monika Kryemadhi flet për videot intime

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me videot intime të personazheve të njohur të ekranit që po qarkullojnë në rrjet prej disa ditësh.E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi u shpreh se i ka parë dhe se i vjen shumë keq dhe ndjen neveri.Sipas saj, personi që i ka regjistruar apo dhe ai që i ka shpërndarë, duhet të dënohet. Kryemadhi shton se “askujt nuk ka çfarë ti duhet se çfarë bën dikush në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”.“Po i kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar por dhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet. Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë ti duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”.“E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat, problematike dhe gjithë jetën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësie e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare. Më vjen shumë keq dhe ndjej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë gjë”, tha Kryemadhi. /TCH/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me videot intime të personazheve të njohur të ekranit që po qarkullojnë në rrjet prej disa ditësh.E pyetur nga gazetarët nëse i ka parë videot, Kryemadhi u shpreh se i ka parë dhe se i vjen shumë keq dhe ndjen neveri.Sipas saj, personi që i ka regjistruar apo dhe ai që i ka shpërndarë, duhet të dënohet. Kryemadhi shton se “askujt nuk ka çfarë ti duhet se çfarë bën dikush në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”.“Po i kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar që më la për shkak të viktimave, të gjitha atyre grave apo vajzave, kushdo që janë. Personi, i cili i ka bërë, ai që i ka regjistruar por dhe ai që i ka shpërndarë, është një veprim shumë i ulët dhe që duhet të dënohet. Ajo që dua të them është se nuk ka çfarë ti duhet asnjërit se çfarë bën një njeri në dhomën e vet të gjumit apo me jetën private”.“E tjetra është mënyra se si ne po fillojmë të gjykojmë situatat, problematike dhe gjithë jetën shoqërore të shoqërisë sonë është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, nga largimi i të rejave dhe të rinjve, shpopullimi i Shqipërisë, është fatkeqësie e madhe dhe për mua fatkeqësi kombëtare. Më vjen shumë keq dhe ndjej neveri për vepruesit që e kanë bërë atë gjë”, tha Kryemadhi. /TCH/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…