PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraZviceranët nuk duan taksë për produktet me sheqer
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Zviceranët nuk duan taksë për produktet me sheqer

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Qytetarët zviceranë kërkojnë një rol më aktiv të shtetit në luftën kundër obezitetit, por nuk mbështesin vendosjen e taksave të reja apo ndalimeve për produktet me sheqer, kripë dhe yndyrë.Sipas një sondazhi të realizuar me porosi të Soft Drinks Information Group, shumica e qytetarëve zviceranë favorizojnë përgjegjësinë individuale, ndërsa kërkojnë masa më të forta për mbrojtjen e fëmijëve nga reklamat e produkteve të pashëndetshme.Sondazhi, i realizuar nga instituti gfs.Bern me më shumë se 1,000 persona gjatë periudhës mars-maj, tregon se rreth 68% e të anketuarve kundërshtojnë vendosjen e një takse mbi ushqimet që përmbajnë sheqer, kripë ose yndyrë.Ndër arsyet kryesore të kundërshtimit është bindja se një taksë e tillë do të rëndonte më shumë mbi personat me të ardhura të ulëta dhe nuk do të sillte ndryshime të rëndësishme në zakonet ushqimore.Edhe ideja për taksimin e këtyre produkteve me qëllim financimin e fushatave informuese për shëndetin publik nuk gjen mbështetjen e shumicës. Vetëm 45% e të anketuarve e mbështesin këtë masë.Ndërsa propozimi më pak i popullarizuar është vendosja e një moshe minimale për blerjen e produkteve me sheqer, i cili mbështetet vetëm nga 19% e të anketuarve.Shumica kërkon masa më të forta kundër obezitetitPavarësisht kundërshtimit ndaj taksave dhe ndalimeve, 76% e të anketuarve konsiderojnë të pamjaftueshme masat e marra deri tani për parandalimin e obezitetit.Rreth 90% mbështesin programet parandaluese për grupet në rrezik, si dhe nismat e përbashkëta mes shtetit dhe sektorit privat.Po ashtu, 89% e të anketuarve janë në favor të mësimit të detyrueshëm të parimeve të ushqyerjes së shëndetshme në shkolla.Një tjetër masë që gëzon mbështetje të gjerë është ndalimi i reklamimit të produkteve që përmbajnë sheqer, kripë ose yndyrë për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Këtë propozim e mbështesin 82% e të anketuarve.Në këtë kuadër, prodhuesit e ushqimeve po bashkëpunojnë me qeverinë zvicerane për hartimin e një plani vullnetar masash për adresimin

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Qytetarët zviceranë kërkojnë një rol më aktiv të shtetit në luftën kundër obezitetit, por nuk mbështesin vendosjen e taksave të reja apo ndalimeve për produktet me sheqer, kripë dhe yndyrë.Sipas një sondazhi të realizuar me porosi të Soft Drinks Information Group, shumica e qytetarëve zviceranë favorizojnë përgjegjësinë individuale, ndërsa kërkojnë masa më të forta për mbrojtjen e fëmijëve nga reklamat e produkteve të pashëndetshme.Sondazhi, i realizuar nga instituti gfs.Bern me më shumë se 1,000 persona gjatë periudhës mars-maj, tregon se rreth 68% e të anketuarve kundërshtojnë vendosjen e një takse mbi ushqimet që përmbajnë sheqer, kripë ose yndyrë.Ndër arsyet kryesore të kundërshtimit është bindja se një taksë e tillë do të rëndonte më shumë mbi personat me të ardhura të ulëta dhe nuk do të sillte ndryshime të rëndësishme në zakonet ushqimore.Edhe ideja për taksimin e këtyre produkteve me qëllim financimin e fushatave informuese për shëndetin publik nuk gjen mbështetjen e shumicës. Vetëm 45% e të anketuarve e mbështesin këtë masë.Ndërsa propozimi më pak i popullarizuar është vendosja e një moshe minimale për blerjen e produkteve me sheqer, i cili mbështetet vetëm nga 19% e të anketuarve.Shumica kërkon masa më të forta kundër obezitetitPavarësisht kundërshtimit ndaj taksave dhe ndalimeve, 76% e të anketuarve konsiderojnë të pamjaftueshme masat e marra deri tani për parandalimin e obezitetit.Rreth 90% mbështesin programet parandaluese për grupet në rrezik, si dhe nismat e përbashkëta mes shtetit dhe sektorit privat.Po ashtu, 89% e të anketuarve janë në favor të mësimit të detyrueshëm të parimeve të ushqyerjes së shëndetshme në shkolla.Një tjetër masë që gëzon mbështetje të gjerë është ndalimi i reklamimit të produkteve që përmbajnë sheqer, kripë ose yndyrë për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Këtë propozim e mbështesin 82% e të anketuarve.Në këtë kuadër, prodhuesit e ushqimeve po bashkëpunojnë me qeverinë zvicerane për hartimin e një plani vullnetar masash për adresimin

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…