Pthp-maqedoniNgriten aktakuza kundër pesë punonjësve nga spitali i Manastirit, mosdiagnostikimi në kohë i trombozës i mori jetën 40-vjeçares
2 min čitanja
Pthp-maqedoni
Ngriten aktakuza kundër pesë punonjësve nga spitali i Manastirit, mosdiagnostikimi në kohë i trombozës i mori jetën 40-vjeçares
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit, bazuar në një procedurë të mëparshme dhe provat e siguruara, ngriti aktakuzë kundër pesë internistëve nga Spitali Klinik i Manastirit "Dr. Trifun Panovski" për kryerjen e "Krimeve të rënda kundër shëndetit të njeriut", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni."Ata akuzohen për trajtimin neglizhent të një pacienteje 40-vjeçare në periudhën nga 28.05.2024 deri më 04.06.2024, në repartin e mjekësisë interne në spital, duke shkaktuar kështu përkeqësim të gjendjes së saj shëndetësore, e cila rezultoi në vdekje. Pacientja erdhi në spital pas një ekzaminimi paraprak dhe referimi nga mjeku i saj i kujdesit parësor, i cili shprehu dyshime për inflamacion të venave-tromboflebit. Megjithatë, pas ekzaminimit fillestar në repartin e mjekësisë së interne, pa një anamnezë të plotë dhe analiza të hollësishme, asaj iu diagnostikua artrit reumatoid dhe iu dha terapi, pas së cilës u lirua në shtëpi.Si rezultat, gjendja e vërtetë shëndetësore e palës së dëmtuar nuk u përcaktua në kohën e duhur, pra nuk u zbulua dhe diagnostikua tromboza, as nuk u ndërmor terapia dhe trajtimi i duhur për një gjendje të tillë në kohën e duhur, duke humbur kështu një mundësi reale për zbulimin dhe trajtimin në kohë të procesit trombotik tek e dëmtuara, për të parandaluar ose kufizuar përparimin e atij procesi, si dhe përkeqësimin e mëvonshëm të gjendjes së saj shëndetësore.Më 01.06.2024, pacientja me dhimbje të forta barku dhe gjendje të përgjithshme që përkeqësohej u kthye në spital për një ekzaminim. Edhe pse u shtrua në spital më pas, në katër ditët në vijim, pavarësisht vlerave jonormale të analizave laboratorike dhe biokimike, asnjë nga mjekët roje nuk ndërmori ekzaminime shtesë diagnostikuese me qëllim që të hetoheshin shkaqet dhe të përcaktohej terapia e duhur.Prandaj, gjendja shëndetësore e të dëmtuarës vazhdoi të përkeqësohej ndjeshëm. Në pasditen e datës 04.06.2024, ajo kërkoi ndihmë mjekësore në një klinikë private në Shkup
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.