Nga 2 tetori deri më 30 nëntor 2026, Agjencia Kadastrale e Kosovës, nëpërmjet Lorenco & KO,, do të zhvillojë Shikimin Publik të të dhënave të rindërtuara kadastrale në tetë komuna të Kosovës.Procesi do të zhvillohet çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe përfshin komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Kllokotit, Parteshit, Ranillugut, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.Gjatë Shikimit Publik, qytetarët do të kenë mundësi të verifikojnë të dhënat që lidhen me pronat e tyre dhe, në rast se evidentojnë pasaktësi, të paraqesin kërkesa për korrigjim.Në proces përfshihen zonat kadastrale: Gjilan 1 (Dheu i Bardhë), Gjilan 2 (Arbëria), Livoç i Epërm, Bresalc, Dobërçan, Shillovë, Karaçevë e Epërme, Karaçevë e Poshtme, Hogosht, Moçar, Petrovc, Domorovc, Kërmjan i Poshtëm, Pasjan, Budrikë e Poshtme, Kllokot, Mogillë, Tërpezë, Radivojcë, Sadovinë e Çerkezëve, Stagovë, Vataj, Dubravë, Pustenik dhe Rezhancë.Ky proces u mundëson pronarëve që të kontrollojnë nëse të dhënat e rindërtuara kadastrale përputhen me gjendjen dhe dokumentacionin e pronës së tyre.Të gjitha shërbimet në kuadër të Shikimit Publik kryhen pa pagesë.Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 048 16 16 16 ose përmes emailit helpdesk.lorenco@gmail.com.
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
