PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
FemijeJUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë
1 min čitanja
Femije

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një kënd i ri dhe më i sigurt lojërash është tashmë në dispozicion të 136 fëmijëve të kopshtit “Delfin”, pjesë e Institucionit Publik Parashkollor “Vukosava Ivanović Mašanović” në Bar, Mal i Zi. JUMBO, në bashkëpunim me Fondacionin Mane dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, z. Samir Mane, ka ndërtuar këtë hapësirë për fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç. I projektuar për të nxitur lëvizjen, krijimtarinë dhe të mësuarit përmes lojës, këndi i ri u mundëson fëmijëve të luajnë, të ndërveprojnë dhe të kalojnë më shumë kohë jashtë, në një mjedis të përshtatshëm për aktivitetet e përditshme të kopshtit. Përveç ndërtimit të këndit të ri, JUMBO dhe Fondacioni Mane mbështesin fëmijët dhe komunitetet edhe në shtetet e tjera ku operojnë. Nismat shtrihen edhe në ndërtimin e këndeve të lojërave në kopshte në Ferizaj, Kosovë apo Zenica dhe Doboj, në Bosnje dhe Hercegovinë, duke kontribuar në krijimin e mjediseve më të përshtatshme për lojën dhe zhvillimin e fëmijëve. Ky angazhim përfshin gjithashtu dhurime për fëmijët e Fshatit SOS në Shqipëri, si dhe mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe në bashkëpunim me World Vision.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një kënd i ri dhe më i sigurt lojërash është tashmë në dispozicion të 136 fëmijëve të kopshtit “Delfin”, pjesë e Institucionit Publik Parashkollor “Vukosava Ivanović Mašanović” në Bar, Mal i Zi. JUMBO, në bashkëpunim me Fondacionin Mane dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, z. Samir Mane, ka ndërtuar këtë hapësirë për fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç. I projektuar për të nxitur lëvizjen, krijimtarinë dhe të mësuarit përmes lojës, këndi i ri u mundëson fëmijëve të luajnë, të ndërveprojnë dhe të kalojnë më shumë kohë jashtë, në një mjedis të përshtatshëm për aktivitetet e përditshme të kopshtit. Përveç ndërtimit të këndit të ri, JUMBO dhe Fondacioni Mane mbështesin fëmijët dhe komunitetet edhe në shtetet e tjera ku operojnë. Nismat shtrihen edhe në ndërtimin e këndeve të lojërave në kopshte në Ferizaj, Kosovë apo Zenica dhe Doboj, në Bosnje dhe Hercegovinë, duke kontribuar në krijimin e mjediseve më të përshtatshme për lojën dhe zhvillimin e fëmijëve. Ky angazhim përfshin gjithashtu dhurime për fëmijët e Fshatit SOS në Shqipëri, si dhe mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe në bashkëpunim me World Vision.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…