BordiMungesa e barnave dhe penjve kirurgjikalë, Bordi i SHSKUK-së kërkon masa
2 min čitanja
Bordi
Mungesa e barnave dhe penjve kirurgjikalë, Bordi i SHSKUK-së kërkon masa
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka kërkuar masa konkrete për përmirësimin e furnizimit me barna dhe materiale medicinale, pas gjetjeve të evidentuara në raportin e Auditimit të Brendshëm.Në mbledhjen e mbajtur më 30 shtator, Bordi shqyrtoi Raportin Final të Njësisë së Auditimit të Brendshëm për “Sistemin e menaxhimit të barnave dhe materialeve medicinale në SHSKUK/QKUK”, për periudhën 2025–korrik 2026.Sipas raportit, janë evidentuar mangësi në planifikimin, furnizimin, menaxhimin dhe monitorimin e barnave dhe materialeve medicinale.Ndër çështjet e evidentuara, sipas SHSKUK-së, janë “planifikimi pa mbulim të qartë financiar, mospërputhjet ndërmjet planifikimit dhe hyrjeve, inicimi i kontratave pa u bazuar në gjendjen reale të stokut, si dhe mangësitë në gjurmueshmërinë dhe mbikëqyrjen e procesit të furnizimit.”Auditimi ka evidentuar edhe probleme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në shërbimet klinike.“Auditimi ka evidentuar gjithashtu mungesa që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve klinike, përfshirë mungesa të theksuara të penjve kirurgjikalë dhe barnave të caktuara, si dhe raste kur pacientët janë detyruar t’i sigurojnë vetë barnat apo materialet medicinale", thuhet në njoftim.Për këto gjetje, Bordi Drejtues ka kërkuar që rastet ku ekziston dyshimi për shkelje të detyrave të punës t’i përcillen organit kompetent disiplinor.“Referimi për shqyrtim disiplinor nuk përbën konstatim paraprak të fajësisë apo përgjegjësisë individuale,” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, ku sqarohet se përgjegjësia eventuale do të përcaktohet pas shqyrtimit të provave, dokumentacionit dhe deklarimeve të personave përkatës.Bordi ka përcaktuar edhe rastet që duhet të trajtohen me përparësi. Ato përfshijnë “rastet e stokut zero dhe vonesat në inicimin e furnizimit, mungesat e zgjatura të penjve kirurgjikalë, dokumentacioni i pagjetur lidhur me kërkesën e datës 28.04.2025, dhe devijimet në planifikimin dhe përcjelljen e barnave për terapi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.