PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EvropaLufta me Iranin shtrenjton karburantin në Evropë – ja sa nga paga minimale kushton një rezervuar 50-litërsh
2 min čitanja
Evropa

Lufta me Iranin shtrenjton karburantin në Evropë – ja sa nga paga minimale kushton një rezervuar 50-litërsh

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rritja e çmimeve të karburanteve po rëndon gjithnjë e më shumë mbi punëtorët me paga të ulëta në Evropë. Në Bullgari, mbushja e një rezervuari 50-litërsh me naftë tashmë kushton ekuivalentin e 15.4% të pagës minimale mujore bruto, krahasuar me 9.9% para përshkallëzimit të konfliktit me Iranin.Në skajin tjetër është Luksemburgu, ku një rezervuar i njëjtë me naftë përfaqëson vetëm 3.8% të pagës minimale mujore, transmeton Telegrafi.Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm që nga përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme dhe bllokimi efektiv i Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve kryesore globale për transportin e naftës.Sipas të dhënave të EU Weekly Oil Bulletin, çmimi mesatar i naftës në BE u rrit me rreth 40% ndërmjet 23 shkurtit dhe 21 shtatorit 2026.Më 23 shkurt, një litër benzinë Euro 95 kushtonte mesatarisht 1.637 euro, ndërsa nafta 1.594 euro. Deri më 21 shtator, çmimet u rritën përkatësisht në 2.092 dhe 2.226 euro për litër.Kjo do të thotë se benzina u shtrenjtua me 27.8%, ndërsa nafta me 39.6%.Dallimet mes vendeve janë të mëdha. Për benzinën, një rezervuar 50-litërsh kërkonte më 21 shtator vetëm 3.3% të pagës minimale në Luksemburg, ndërsa në Bullgari arrinte në 13.4%.Mbi 10% ishte edhe në Letoni, Turqi, Rumani, Greqi, Çeki, Estoni dhe Sllovaki.Për naftën, diferenca ishte edhe më e madhe: nga 3.8% në Luksemburg në 15.4% në Bullgari.Në disa prej vendeve të tjera, shifra arrinte në 13.9% në Letoni, 13.8% në Turqi, 12.7% në Rumani, 11.2% në Çeki dhe Estoni, 10.8% në Hungari, 10.4% në Greqi dhe 10.3% në Portugali.Ndër ekonomitë e mëdha evropiane, Gjermania ishte ndër vendet ku barra ishte më e ulët, me rreth 5.2% të pagës minimale për një rezervuar 50-litërsh me naftë.Në Irlandë kjo shifër ishte 4.3%, në Belgjikë 5.3%, ndërsa në Holandë 5.5%.Ekspertët e sindikatave theksojnë se familjet me të ardhura të ulëta preken më shumë nga rritja e karburanteve, pasi një pjesë më e madhe e pagës së tyre shkon për shpenzime bazë si ushqimi, banimi dhe transporti.Në Bu

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rritja e çmimeve të karburanteve po rëndon gjithnjë e më shumë mbi punëtorët me paga të ulëta në Evropë. Në Bullgari, mbushja e një rezervuari 50-litërsh me naftë tashmë kushton ekuivalentin e 15.4% të pagës minimale mujore bruto, krahasuar me 9.9% para përshkallëzimit të konfliktit me Iranin.Në skajin tjetër është Luksemburgu, ku një rezervuar i njëjtë me naftë përfaqëson vetëm 3.8% të pagës minimale mujore, transmeton Telegrafi.Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm që nga përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme dhe bllokimi efektiv i Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve kryesore globale për transportin e naftës.Sipas të dhënave të EU Weekly Oil Bulletin, çmimi mesatar i naftës në BE u rrit me rreth 40% ndërmjet 23 shkurtit dhe 21 shtatorit 2026.Më 23 shkurt, një litër benzinë Euro 95 kushtonte mesatarisht 1.637 euro, ndërsa nafta 1.594 euro. Deri më 21 shtator, çmimet u rritën përkatësisht në 2.092 dhe 2.226 euro për litër.Kjo do të thotë se benzina u shtrenjtua me 27.8%, ndërsa nafta me 39.6%.Dallimet mes vendeve janë të mëdha. Për benzinën, një rezervuar 50-litërsh kërkonte më 21 shtator vetëm 3.3% të pagës minimale në Luksemburg, ndërsa në Bullgari arrinte në 13.4%.Mbi 10% ishte edhe në Letoni, Turqi, Rumani, Greqi, Çeki, Estoni dhe Sllovaki.Për naftën, diferenca ishte edhe më e madhe: nga 3.8% në Luksemburg në 15.4% në Bullgari.Në disa prej vendeve të tjera, shifra arrinte në 13.9% në Letoni, 13.8% në Turqi, 12.7% në Rumani, 11.2% në Çeki dhe Estoni, 10.8% në Hungari, 10.4% në Greqi dhe 10.3% në Portugali.Ndër ekonomitë e mëdha evropiane, Gjermania ishte ndër vendet ku barra ishte më e ulët, me rreth 5.2% të pagës minimale për një rezervuar 50-litërsh me naftë.Në Irlandë kjo shifër ishte 4.3%, në Belgjikë 5.3%, ndërsa në Holandë 5.5%.Ekspertët e sindikatave theksojnë se familjet me të ardhura të ulëta preken më shumë nga rritja e karburanteve, pasi një pjesë më e madhe e pagës së tyre shkon për shpenzime bazë si ushqimi, banimi dhe transporti.Në Bu

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…