Prishtina lokaleQeveria miraton shpronësime për projekte rrugore dhe infrastrukturore në disa komuna
2 min čitanja
Prishtina lokale
Qeveria miraton shpronësime për projekte rrugore dhe infrastrukturore në disa komuna
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Kosovës ka miratuar një varg vendimesh për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga projekte të ndryshme infrastrukturore në disa komuna të vendit.Në mesin e vendimeve të miratuara janë shpronësime për zgjerimin e rrugëve nacionale, rehabilitimin dhe sanimin e rrugëve, ndërtimin e parqeve industriale, si dhe projekte të komunave në Podujevë.Një nga vendimet përfundimtare të miratuara nga Qeveria lidhet me shpronësimin shtesë të pronave në zonat kadastrale Ferizaj dhe Talinoc i Jerlive, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e Rrugës Nacionale N2, segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.Vendim përfundimtar për shpronësim është miratuar edhe për pronat që preken nga projekti i zgjerimit të Rrugës Nacionale M25, Prishtinë–Podujevë.Shpronësimi në këtë rast përfshin prona në zonat kadastrale Bërnicë e Epërme, Bardhosh, Trudë, Lebanë, Prugoc, Besi, Vranidoll dhe Teneqsholl në Komunën e Prishtinës, si dhe Lupç i Poshtëm, Shakovicë, Lluzhan dhe Llugë në Komunën e Podujevës.Ndërkohë, Qeveria ka miratuar vendime preliminare për shpronësime që lidhen me disa projekte infrastrukturore.Njëri prej tyre ka të bëjë me rehabilitimin e rrugës rajonale R112, në segmentin Gjonaj–Bishtazhin, ku preken prona në zonën kadastrale Gjinaj, në Komunën e Prizrenit.Vendim preliminar është marrë edhe për shpronësimin e pronave që preken nga projekti për sanimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën Hani i Elezit–Gorancë, në zonën kadastrale Rezhancë, në Komunën e Hanit të Elezit, raproton Telegrafi.Në Gjakovë, vendimi preliminar për shpronësim lidhet me ndërtimin e Parkut Industrial, ndërsa përfshihen prona ish-shoqërore “Virgjinia” dhe “Metaliku”, të menaxhuara dhe administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe prona private.Vendime për shqyrtim të mëtejmë të kërkesave për shpronësim janë miratuar edhe për disa prona ish-shoqërore nën menaxhimin dhe administrimin e AKP-së, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektev
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.