Foto: TelegrafiIz objave izvora
Franco Foda ka bërë zgjedhjet e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit, ku Kosova do të kërkojë fitoren e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.Për këtë përballje, përzgjedhësi i “Dardanëve” ka vendosur që Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu të mos jenë pjesë e listës së lojtarëve të gatshëm për ndeshjen. Të tre futbollistët janë pjesë e grupit të grumbulluar, por nuk figurojnë në listën zyrtare të 23 lojtarëve për duelin në Debrecen.Befasia më e madhe ishte lënia jashtë nga grumbullimi e Zabërgjës, i cili në të dyja ndeshjet, pra, me Irlandën dhe Austrinë, kishte luajtur nga minuta e parë. Baton ZabërgjaFehmi SejdijajKosova e nisi këtë edicion me fitore 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në Prishtinë, ndërsa në ndeshjen e dytë pësoi humbje 3-1 në udhëtim ndaj Austrisë. Me tri pikë, “Dardanët” ndodhen në vendin e dytë në Grupin B3, pas Austrisë.Foda e ka cilësuar Izraelin si një kundërshtar të vështirë, pavarësisht rezultateve të tij në dy ndeshjet e para. Përzgjedhësi gjerman ka theksuar se izraelitët kanë lojtarë teknikë, të shpejtë dhe me cilësi individuale, ndërsa ka paralajmëruar se Kosova duhet të jetë agresive në këtë përballje./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.