Liria ka emërSot mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së
2 min čitanja
Liria ka emër
Sot mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale.Protesta është paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër. Protesta po vazhdojnë tash e 15 ditë me radhë kundër vendimit të Speciales. Gjykata Speciale më 16 shtator i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së. Me 25 vjet burgim u dënua Hashim Thaçi, po me 25 vjet Jakup Krasniqi, 18 vjet Kadri Veseli dhe me 13 vjet Rexhep Selimi. /Telegrafi/ 01/10/2026 08:04- Orari i nisjes për në protestat nga komunat e Kosovës Platforma Liria ka Emër ka bërë të ditur se për pjesëmarrësit nga komunat e ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport drejt Prishtinës.Autobusët do të nisen nga qytete dhe vendbanime të shumta, ndërsa oraret dhe pikat e nisjes janë publikuar nga organizatorët.01/10/2026 08:00- “Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat Platforma qytetare “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Protesta me moton “JO NË EMRIN TIM” do të mbahet më 1 tetor, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Për pjesëmarrësit nga komunat e ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport drejt Prishtinës. Lajmi i plotë këtu:01/10/2026 07:58- Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Prishtinë, në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër vendimit dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së.Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet më 1 tetor në ora 16:00, në sheshin e kryeqytetit.“Vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë”, ka shkruar Haradinaj.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.