PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EftaSot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë – EFTA, por çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë dhe roli i saj?
2 min čitanja
Efta

Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë – EFTA, por çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë dhe roli i saj?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga sot, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit, raporton KosovaPress.Me këtë rast, sot do të niset edhe pakoja e parë drejt tregut EFTA, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, nga ora 13:00.Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve antëtare të EFTA-s shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të Kosovës me tregjet evropiane, konkretisht marrëveshja synon të lehtësojë tregtinë dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA-s.Por, çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë në të dhe cili është roli i saj?EFTA ((European Free Trade Association) ose Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë është një organizatë ekonomike evropiane, që është themeluar me qëllim të nxitjes së tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare.Ajo është themeluar në vitin 1960, nga shtatë shtete anëtare të asaj kohe, me qëllim promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare. (Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – themeluan EFTA-n duke nënshkruar Konventën në Stokholm më 4 janar 1960)Sot EFTA ka 4 shtete anëtare: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.Tri funksionet kryesore të EFTA-s:Mirëmban dhe zhvillon Konventën e EFTA-s, e cila rregullon marrëdhëniet ekonomike ndërmjet katër shteteve anëtare: Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.Menaxhon Marrëveshjen për Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). Përmes kësaj marrëveshjeje, tre vende të EFTA-s – Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – marrin pjesë në tregun e përbashkët të BE-së, së bashku me shtetet anëtare të BE-së. Zvicra nuk është pjesë e EEA-së.Zhvillon rrjetin global të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të EFTA-s. Pra, EFTA ka marrëveshje tregtare me vende dhe rajone të ndryshme në botë. Këtu hyn edhe Marrëveshja

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga sot, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit, raporton KosovaPress.Me këtë rast, sot do të niset edhe pakoja e parë drejt tregut EFTA, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, nga ora 13:00.Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe shteteve antëtare të EFTA-s shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të Kosovës me tregjet evropiane, konkretisht marrëveshja synon të lehtësojë tregtinë dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA-s.Por, çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë në të dhe cili është roli i saj?EFTA ((European Free Trade Association) ose Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë është një organizatë ekonomike evropiane, që është themeluar me qëllim të nxitjes së tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare.Ajo është themeluar në vitin 1960, nga shtatë shtete anëtare të asaj kohe, me qëllim promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet vendeve anëtare. (Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar – themeluan EFTA-n duke nënshkruar Konventën në Stokholm më 4 janar 1960)Sot EFTA ka 4 shtete anëtare: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.Tri funksionet kryesore të EFTA-s:Mirëmban dhe zhvillon Konventën e EFTA-s, e cila rregullon marrëdhëniet ekonomike ndërmjet katër shteteve anëtare: Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.Menaxhon Marrëveshjen për Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). Përmes kësaj marrëveshjeje, tre vende të EFTA-s – Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – marrin pjesë në tregun e përbashkët të BE-së, së bashku me shtetet anëtare të BE-së. Zvicra nuk është pjesë e EEA-së.Zhvillon rrjetin global të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të EFTA-s. Pra, EFTA ka marrëveshje tregtare me vende dhe rajone të ndryshme në botë. Këtu hyn edhe Marrëveshja

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…