Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, ka vlerësuar lart Kosovën para përballjes së së enjtes në Ligën e Kombeve, ndërsa ka pranuar se kritikat ndaj përfaqësueses së tij pas dy humbjeve të para janë të justifikuara.Dassa u paraqit të mërkurën në konferencën për shtyp së bashku me përzgjedhësin Ran Ben Shimon, në prag të ndeshjes me Kosovën që zhvillohet të enjten nga ora 21:45 në Debrecen të Hungarisë.Izraeli e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para dhe tani është në kërkim të pikëve të para. Kapiteni izraelit pranoi se skuadra po kalon ditë të vështira dhe se rezultatet e fundit kanë sjellë kritika të shumta.“Këto nuk janë ditë të lehta, duhet të shihemi në pasqyrë. Në futboll, ashtu si në futboll, nesër është Kosova. I kemi nxjerrë mësimet tona. Njerëzit duan të shohin rezultate. Në ndeshjen e mëparshme, zemra jonë po punonte shumë, do të na duhet ta ndërpresim në ndeshjen tjetër”, tha kapiteni i Izraelit.Dassa pati edhe fjalë të veçanta për Kosovën, duke e cilësuar përfaqësuesen dardane si një kundërshtar të fortë.“Kosova është një ekip i shkëlqyer”, u shpreh ai. Kosova kërkon të këndellet ndaj Izraelit dhe të vazhdojë drejt objektivit Ndërkohë, Izraeli do të kërkojë të reagojë pikërisht ndaj Kosovës, në një ndeshje që vjen pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës. Përballja në Debrecen do të zhvillohet të enjten nga ora 21:45. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.