PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KroaciaBorxhi i Kroacisë shkon në 66.7 miliardë euro
2 min čitanja
Kroacia

Borxhi i Kroacisë shkon në 66.7 miliardë euro

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Borxhi i jashtëm bruto i Kroacisë arriti në 66.7 miliardë euro në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 12.7 për qind, ose 7.5 miliardë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në raport me fundin e vitit 2025, borxhi i jashtëm bruto u rrit me 7.1 për qind, ose 4.4 miliardë euro. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), borxhi i jashtëm arriti në 70.5 për qind.Borxhi i jashtëm i sektorëve të ndryshëm, pa përfshirë Bankën Kombëtare Kroate, përbën 82.6 për qind të borxhit të përgjithshëm bruto. Ky borxh u rrit me 8.1 për qind, ose 4.1 miliardë euro, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, shkruan index.hr.Borxhi i bankës qendrore arriti në 11.6 miliardë euro, duke u rritur me 3.4 miliardë euro, ose 41.8 për qind, brenda një viti. Pjesa e borxhit të bankës qendrore në total u rrit nga 15.4 për qind në fund të dhjetorit 2025 në 17.4 për qind në fund të marsit 2026.Ndërkohë, borxhi i sektorit të përgjithshëm shtetëror arriti në 20.5 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 2 miliardë eurosh, ose 10.7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Borxhi i jashtëm bruto i Kroacisë arriti në 66.7 miliardë euro në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 12.7 për qind, ose 7.5 miliardë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në raport me fundin e vitit 2025, borxhi i jashtëm bruto u rrit me 7.1 për qind, ose 4.4 miliardë euro. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), borxhi i jashtëm arriti në 70.5 për qind.Borxhi i jashtëm i sektorëve të ndryshëm, pa përfshirë Bankën Kombëtare Kroate, përbën 82.6 për qind të borxhit të përgjithshëm bruto. Ky borxh u rrit me 8.1 për qind, ose 4.1 miliardë euro, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, shkruan index.hr.Borxhi i bankës qendrore arriti në 11.6 miliardë euro, duke u rritur me 3.4 miliardë euro, ose 41.8 për qind, brenda një viti. Pjesa e borxhit të bankës qendrore në total u rrit nga 15.4 për qind në fund të dhjetorit 2025 në 17.4 për qind në fund të marsit 2026.Ndërkohë, borxhi i sektorit të përgjithshëm shtetëror arriti në 20.5 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 2 miliardë eurosh, ose 10.7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…