PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jakup krasniqi“UÇK”-ja jehon për të 15-ën natë në Prishtinë, Haziri: Të rinjtë e dinë çmimin e lirisë
2 min čitanja
Jakup krasniqi

“UÇK”-ja jehon për të 15-ën natë në Prishtinë, Haziri: Të rinjtë e dinë çmimin e lirisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E plotësuar: Në natën e 15-të të protestës në sheshin e Prishtinës, Çlirim Haziri ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke theksuar rëndësinë e historisë së luftës dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.Haziri tha se institucionet e Kosovës nuk duhet të flasin për këtë histori me lehtësinë e dikujt që nuk e ndien peshën e saj.“Institucionet tona, boll se si flitet me lehtësinë e atij që nuk ndjen peshën e kësaj historie”, u shpreh ai.Ai theksoi se përkushtimi ndaj UÇK-së nuk lidhet vetëm me faktin nëse dikush ka mbajtur armë në dorë, duke iu referuar mijëra të rinjve që kanë lindur pas vitit 1999.“Dhe këtu, vëllezër e motra, nuk është puna a e ke mbajtur armën në dorë apo jo. Shikojeni këtë shesh. Këtu sonte ka mijëra djem e vajza që kanë lindur pas vitit 1999, që nuk kanë dëgjuar kurrë krismën e pushkës, por që u vlon gjaku dhe e kanë UÇK-në të gdhendur në zemër e në vetëdije”, tha Haziri.Sipas tij, të rinjtë e dinë çmimin e lirisë dhe vazhdojnë t’i dalin zot asaj çdo ditë.“Këta e dinë çmimin e lirisë dhe i dalin zot asaj çdo ditë. Kjo është arsyeja që prej 15 netësh në këtë shesh dëgjohet ‘UÇK’”, përfundoi ai. Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës “Jo në emrin tim”Në Prishtinë po mbahet sonte, më 30 shtator, protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Kjo është nata e 15-të e protestës me moton “Jo në emrin tim”, e cila po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Protestuesit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë në shkallë të parë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin dhe u shqiptoi dënime me burgim.Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar për 15 net radhazi në qendër të Prishtinës, me pjesëmarrës që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.Tubimet janë zhvilluar në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protestuesi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E plotësuar: Në natën e 15-të të protestës në sheshin e Prishtinës, Çlirim Haziri ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke theksuar rëndësinë e historisë së luftës dhe të sakrificës për lirinë e Kosovës.Haziri tha se institucionet e Kosovës nuk duhet të flasin për këtë histori me lehtësinë e dikujt që nuk e ndien peshën e saj.“Institucionet tona, boll se si flitet me lehtësinë e atij që nuk ndjen peshën e kësaj historie”, u shpreh ai.Ai theksoi se përkushtimi ndaj UÇK-së nuk lidhet vetëm me faktin nëse dikush ka mbajtur armë në dorë, duke iu referuar mijëra të rinjve që kanë lindur pas vitit 1999.“Dhe këtu, vëllezër e motra, nuk është puna a e ke mbajtur armën në dorë apo jo. Shikojeni këtë shesh. Këtu sonte ka mijëra djem e vajza që kanë lindur pas vitit 1999, që nuk kanë dëgjuar kurrë krismën e pushkës, por që u vlon gjaku dhe e kanë UÇK-në të gdhendur në zemër e në vetëdije”, tha Haziri.Sipas tij, të rinjtë e dinë çmimin e lirisë dhe vazhdojnë t’i dalin zot asaj çdo ditë.“Këta e dinë çmimin e lirisë dhe i dalin zot asaj çdo ditë. Kjo është arsyeja që prej 15 netësh në këtë shesh dëgjohet ‘UÇK’”, përfundoi ai. Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës “Jo në emrin tim”Në Prishtinë po mbahet sonte, më 30 shtator, protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Kjo është nata e 15-të e protestës me moton “Jo në emrin tim”, e cila po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Protestuesit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë në shkallë të parë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin dhe u shqiptoi dënime me burgim.Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar për 15 net radhazi në qendër të Prishtinës, me pjesëmarrës që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.Tubimet janë zhvilluar në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa protestuesi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…