PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cristiano ronaldoCristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga Portugalia
2 min čitanja
Cristiano ronaldo

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga Portugalia

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit të papritur nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke bërë të ditur se në të ardhmen do t’i shpjegojë arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim.Kapiteni portugez u largua të mërkurën nga grumbullimi i Kombëtares në Kopenhagë, në një zhvillim që erdhi pas deklaratave të përzgjedhësit Jorge Jesus rreth aktivizimit të tij në ndeshjet e ardhshme.Pas largimit, Ronaldo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se vendimi është marrë pas konferencës për media të trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. “Pas konferencës për media të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Kombëtares”, ka shkruar Ronaldo.Ylli portugez nuk ka dhënë detaje të tjera rreth arsyeve të largimit, por ka paralajmëruar se do të flasë më gjerësisht për këtë çështje në të ardhmen.“Në kohën e duhur do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar”, ka deklaruar kapiteni i Portugalisë.Në fund të reagimit të tij, Ronaldo ka falënderuar bashkëlojtarët dhe u ka uruar sukses në ndeshjet e ardhshme.“Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, pa përjashtim”, përfundoi Ronaldo. View this post on Instagram A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) Largimi i tij ka ardhur në një moment kur Portugalia është duke u përgatitur për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ndërsa deklaratat e fundit të Jorge Jesusit kanë shtuar vëmendjen rreth situatës së kapitenit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit të papritur nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke bërë të ditur se në të ardhmen do t’i shpjegojë arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim.Kapiteni portugez u largua të mërkurën nga grumbullimi i Kombëtares në Kopenhagë, në një zhvillim që erdhi pas deklaratave të përzgjedhësit Jorge Jesus rreth aktivizimit të tij në ndeshjet e ardhshme.Pas largimit, Ronaldo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se vendimi është marrë pas konferencës për media të trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. “Pas konferencës për media të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Kombëtares”, ka shkruar Ronaldo.Ylli portugez nuk ka dhënë detaje të tjera rreth arsyeve të largimit, por ka paralajmëruar se do të flasë më gjerësisht për këtë çështje në të ardhmen.“Në kohën e duhur do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar”, ka deklaruar kapiteni i Portugalisë.Në fund të reagimit të tij, Ronaldo ka falënderuar bashkëlojtarët dhe u ka uruar sukses në ndeshjet e ardhshme.“Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, pa përjashtim”, përfundoi Ronaldo. View this post on Instagram A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) Largimi i tij ka ardhur në një moment kur Portugalia është duke u përgatitur për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ndërsa deklaratat e fundit të Jorge Jesusit kanë shtuar vëmendjen rreth situatës së kapitenit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…