PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Shëndetësia në maqedoni10 viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor, Maqedonia e para në rajon për numrin e të infektuarve
2 min čitanja
Shëndetësia në maqedoni

10 viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor, Maqedonia e para në rajon për numrin e të infektuarve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

“Maqedonia e Veriut ka numrin më të madh të viktimave nga Ethet e Nilit përendimor. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë I cili tha se numri I të prekurve tani është më i larte nga 15 vitet e fundit. A i referohet kjo keqmenaxhimit nga institucionet apo qytetarët vonë i deklarojnë simptomat?”, thotë Arta Kalisi, Gazetare.Sipas ekspertëve mungojnë kontrolle të vazhdueshme entomologjike dhe mbikëqyrje te shpendëve dhe kafshëve që janë pjesë e ciklit të përhapjes së virusit.“Është konstatuar se, në fakt, me spërkatjen nga ajri nuk kemi arritur ta parandalojmë përhapjen e kësaj sëmundjeje. Megjithatë, spërkatja ende është një mënyrë intervenimi, por nuk është e mjaftueshme. Këtë vit kemi numrin më të madh dhe kjo është pasojë e menaxhimit të dobët të vetë epidemisë që po paraqitet, ku si pasojë janë qytetarët ata që po vuajnë pasojat në shëndetin e tyre”, deklaroi Renata Mladinovska-ekspert.Edhe pse temperaturat kanë nisur të ulen, rreziku nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat ende nuk ka kaluar. “Evropa na ka paralajmëruar se rreziku nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat akoma nuk është ulur. Tek ne ende është shumë e pranishme strategjia e një zgjidhjeje të vetme – spërkatja. Por kjo nuk është sistem i kontrollit të sëmundjes, është vetëm një ndërhyrje parandaluese. Ajo që na nevojitet është qasja „One Health“, e cila bashkon shëndetin publik, veterinarinë, epidemiologjinë,entomologjin dhe shkencat si ekologjia,pikërisht kjo qasje duket se na mungon ende në vendin tonë’’, theksoi Renata Mladinovska-ekspert.Këtë javë u regjistrua viktima e 10-të nga Etheve të Nilit Perëndimor, duke e bërë vendin tonë të parin në rajon për nga numri i viktimave. Përgjatë periudhës 2011-2025 në vendin tonë ishin regjistruar gjithsej 54 raste të konfirmuara si dhe 5 viktima, ndërsa vetëm gjatë këtij viti numri i të prekurve ka arritur në 70.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

“Maqedonia e Veriut ka numrin më të madh të viktimave nga Ethet e Nilit përendimor. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë I cili tha se numri I të prekurve tani është më i larte nga 15 vitet e fundit. A i referohet kjo keqmenaxhimit nga institucionet apo qytetarët vonë i deklarojnë simptomat?”, thotë Arta Kalisi, Gazetare.Sipas ekspertëve mungojnë kontrolle të vazhdueshme entomologjike dhe mbikëqyrje te shpendëve dhe kafshëve që janë pjesë e ciklit të përhapjes së virusit.“Është konstatuar se, në fakt, me spërkatjen nga ajri nuk kemi arritur ta parandalojmë përhapjen e kësaj sëmundjeje. Megjithatë, spërkatja ende është një mënyrë intervenimi, por nuk është e mjaftueshme. Këtë vit kemi numrin më të madh dhe kjo është pasojë e menaxhimit të dobët të vetë epidemisë që po paraqitet, ku si pasojë janë qytetarët ata që po vuajnë pasojat në shëndetin e tyre”, deklaroi Renata Mladinovska-ekspert.Edhe pse temperaturat kanë nisur të ulen, rreziku nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat ende nuk ka kaluar. “Evropa na ka paralajmëruar se rreziku nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat akoma nuk është ulur. Tek ne ende është shumë e pranishme strategjia e një zgjidhjeje të vetme – spërkatja. Por kjo nuk është sistem i kontrollit të sëmundjes, është vetëm një ndërhyrje parandaluese. Ajo që na nevojitet është qasja „One Health“, e cila bashkon shëndetin publik, veterinarinë, epidemiologjinë,entomologjin dhe shkencat si ekologjia,pikërisht kjo qasje duket se na mungon ende në vendin tonë’’, theksoi Renata Mladinovska-ekspert.Këtë javë u regjistrua viktima e 10-të nga Etheve të Nilit Perëndimor, duke e bërë vendin tonë të parin në rajon për nga numri i viktimave. Përgjatë periudhës 2011-2025 në vendin tonë ishin regjistruar gjithsej 54 raste të konfirmuara si dhe 5 viktima, ndërsa vetëm gjatë këtij viti numri i të prekurve ka arritur në 70.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…