Skip to comments
Događaj u razvoju
Kombëtarja e kosovës

Kosova gati për Izraelin, Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit në Debrecen

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sonte stërvitjen zyrtare në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, në prag të përballjes me Izraelin në Ligën e Kombeve.Dardanët kanë kryer seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në Grupin B3, e cila zhvillohet të enjten, më 1 tetor.Përballja mes Izraelit dhe Kosovës nis nga ora 20:45, ndërsa do të zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit.Atmosfera në kampin e Kosovës para kësaj sfide është e mirë, ndërsa futbollistët duken maksimalisht të motivuar për të reaguar pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë. Kosova aktualisht ka tri pikë pas dy ndeshjeve, pasi në xhiron e parë mposhti Irlandën 1-0, ndërsa Austria kryeson grupin me gjashtë pikë. Irlanda ka po ashtu tri pikë, kurse Izraeli është pa pikë.Përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa mbetet për t'u parë edhe gjendja e portierit Aro Muric, i cili kishte pësuar shqetësim në ndeshjen ndaj Austrisë.Mesfushori Leon Avdullahu është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, pas mungesës së përkohshme për arsye familjare. Foda: Izraeli është ekip i mirë, pres ndeshje të fortë Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv në Debrecen dhe të vazhdojnë luftën për objektivin e tyre në këtë edicion të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Kosova gati për Izraelin, Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit në DebrecenFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sonte stërvitjen zyrtare në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, në prag të përballjes me Izraelin në Ligën e Kombeve.Dardanët kanë kryer seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në Grupin B3, e cila zhvillohet të enjten, më 1 tetor.Përballja mes Izraelit dhe Kosovës nis nga ora 20:45, ndërsa do të zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit.Atmosfera në kampin e Kosovës para kësaj sfide është e mirë, ndërsa futbollistët duken maksimalisht të motivuar për të reaguar pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë. Kosova aktualisht ka tri pikë pas dy ndeshjeve, pasi në xhiron e parë mposhti Irlandën 1-0, ndërsa Austria kryeson grupin me gjashtë pikë. Irlanda ka po ashtu tri pikë, kurse Izraeli është pa pikë.Përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, ndërsa mbetet për t'u parë edhe gjendja e portierit Aro Muric, i cili kishte pësuar shqetësim në ndeshjen ndaj Austrisë.Mesfushori Leon Avdullahu është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, pas mungesës së përkohshme për arsye familjare. Foda: Izraeli është ekip i mirë, pres ndeshje të fortë Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv në Debrecen dhe të vazhdojnë luftën për objektivin e tyre në këtë edicion të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...