PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Cristiano ronaldoBombë në Portugali, Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i kombëtares
2 min čitanja
Cristiano ronaldo

Bombë në Portugali, Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i kombëtares

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë në Kopenhagë, vetëm pak orë pasi përzgjedhësi Jorge Jesus foli publikisht për situatën e tij dhe mohoi se kishte ndonjë problem mes tyre.Sipas raportimit të mediumit spanjoll MARCA, kapiteni portugez është larguar nga kampi i kombëtares dhe pritet të udhëtojë drejt Madridit me avionin e tij privat. Largimi i tij vjen në një moment kur në Portugali është krijuar një situatë e tensionuar rreth minutave të tij të lojës dhe vendimit të Jorge Jesusit për ta lënë në stol në ndeshjet e ardhshme.Jorge Jesus kishte deklaruar se kishte biseduar me Ronaldon dhe se situata ishte zgjidhur. Ai gjithashtu kishte bërë të ditur se Ronaldo do të stërvitej të mërkurën në Kopenhagë.“Dje ai nuk refuzoi të stërvitej. Francisco Conceiçao nuk u stërvit për shkak të lëndimit, as Félix, sepse po përpiqeshim të menaxhonim lodhjen, ndërsa Cristiano Ronaldo bëri ushtrime në palestër. Ai do të stërvitet sot. Është dita e katërt, kështu që do të stërvitet”, kishte deklaruar Jesus. Por, në vend të stërvitjes, Ronaldo u largua nga kampi i Portugalisë me një furgon të zi të Federatës Portugeze të Futbollit.Situata lidhet me deklaratat e Jesusit rreth përdorimit të Ronaldos në ndeshjet e ardhshme. Trajneri kishte bërë të qartë se ai nuk do të lejonte që asnjë lojtar, përfshirë edhe kapitenin dhe yllin më të madh të skuadrës, të ndikonte në vendimet e tij.“Mund të premtoj çfarë të dua. Unë jam trajneri. I thashë lojtarit se nuk do të luante. Do të të lë në stol. Nëse kam nevojë për ty për 30 minuta, do të luash; nëse jo, nuk do të luash. Asnjë lojtar nuk do të më bëjë të ndryshoj mendje. As ai, askush në futboll. Asnjë president. Kurrë, absolutisht askush”, deklaroi Jesus.Trajneri portugez kishte treguar gjithashtu se kishte zhvilluar një takim me Ronaldon të martën në mbrëmje dhe se, sipas tij, gjithçka ishte zgjidhur para darkës.Megjithatë, largimi i Ronaldos nga grumbullimi ka rikthyer pikëpyetjet rreth marrëdhënies së tij

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë në Kopenhagë, vetëm pak orë pasi përzgjedhësi Jorge Jesus foli publikisht për situatën e tij dhe mohoi se kishte ndonjë problem mes tyre.Sipas raportimit të mediumit spanjoll MARCA, kapiteni portugez është larguar nga kampi i kombëtares dhe pritet të udhëtojë drejt Madridit me avionin e tij privat. Largimi i tij vjen në një moment kur në Portugali është krijuar një situatë e tensionuar rreth minutave të tij të lojës dhe vendimit të Jorge Jesusit për ta lënë në stol në ndeshjet e ardhshme.Jorge Jesus kishte deklaruar se kishte biseduar me Ronaldon dhe se situata ishte zgjidhur. Ai gjithashtu kishte bërë të ditur se Ronaldo do të stërvitej të mërkurën në Kopenhagë.“Dje ai nuk refuzoi të stërvitej. Francisco Conceiçao nuk u stërvit për shkak të lëndimit, as Félix, sepse po përpiqeshim të menaxhonim lodhjen, ndërsa Cristiano Ronaldo bëri ushtrime në palestër. Ai do të stërvitet sot. Është dita e katërt, kështu që do të stërvitet”, kishte deklaruar Jesus. Por, në vend të stërvitjes, Ronaldo u largua nga kampi i Portugalisë me një furgon të zi të Federatës Portugeze të Futbollit.Situata lidhet me deklaratat e Jesusit rreth përdorimit të Ronaldos në ndeshjet e ardhshme. Trajneri kishte bërë të qartë se ai nuk do të lejonte që asnjë lojtar, përfshirë edhe kapitenin dhe yllin më të madh të skuadrës, të ndikonte në vendimet e tij.“Mund të premtoj çfarë të dua. Unë jam trajneri. I thashë lojtarit se nuk do të luante. Do të të lë në stol. Nëse kam nevojë për ty për 30 minuta, do të luash; nëse jo, nuk do të luash. Asnjë lojtar nuk do të më bëjë të ndryshoj mendje. As ai, askush në futboll. Asnjë president. Kurrë, absolutisht askush”, deklaroi Jesus.Trajneri portugez kishte treguar gjithashtu se kishte zhvilluar një takim me Ronaldon të martën në mbrëmje dhe se, sipas tij, gjithçka ishte zgjidhur para darkës.Megjithatë, largimi i Ronaldos nga grumbullimi ka rikthyer pikëpyetjet rreth marrëdhënies së tij

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…