Michael oliseNga “problemi” në akademi te ylli i Bayernit dhe Francës – rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Michael Olises
2 min čitanja
Michael olise
Nga “problemi” në akademi te ylli i Bayernit dhe Francës – rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Michael Olises
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Michael Olise është sot një prej futbollistëve më të kompletuar në futbollin evropian, por rruga e tij drejt majës nuk ka qenë aspak e zakonshme. Francezi, i cili po shkëlqen me fanellën e Bayern Munichut dhe të kombëtares së Francës, është shembulli i një talenti që në moshë të re kishte gjithçka për t’u bërë futbollist i madh, por që njëkohësisht duhej të kapërcente probleme të shumta jashtë fushës.Derisa Olise po mahniste botën me paraqitjet e tij në Lojërat Olimpike të Parisit në vitin 2024, Thierry Henry kishte paralajmëruar se publiku ende nuk e kishte parë versionin më të mirë të tij. “Ky është vetëm fillimi”, kishte thënë ish-sulmuesi francez. Dy vitet e fundit duket se e kanë konfirmuar atë parashikim, pasi Olise ka ngritur nivelin e tij si te Bayerni, ashtu edhe me Francën.Edhe Zinedine Zidane ka mbetur i mahnitur nga cilësitë e tij. Pas një goli të shënuar nga Olise për Francën kundër Belgjikës, Zidane tregoi se kishte qenë i bindur se francezi do të shënonte sapo e pa duke kaluar kundërshtarin. Për legjendën franceze, Olise është një lojtar që jo vetëm dëshiron t’i argëtojë tifozët, por ka edhe një kuptim të jashtëzakonshëm të lojës, lexon lëvizjet e kundërshtarit dhe di kur duhet të sulmojë e kur të tërhiqet.Në fakt, pikërisht ky kombinim e bën Olisen kaq të veçantë. Ai mund të jetë spektakolar me topin në këmbë, por njëkohësisht është i gatshëm të punojë edhe pa top. Në momentin kur e merr topin, shumë gjëra duken të lehta për të. Por, pas kësaj qetësie dhe elegance fshihet një histori shumë më e komplikuar. Një talent i madh, por karakter i vështirëOlise ka lindur në Londër, nga një baba nigerian dhe një nënë franko-algjeriane. Talenti i tij u vu re që në moshë shumë të vogël. Michael Richards, një prej trajnerëve të tij të parë te Hayes & Yeading, e ka përshkruar Olisen si një futbollist të jashtëzakonshëm që në moshën gjashtëvjeçare, duke e krahasuar mënyrën e tij të lëvizjes me një patinator në akull.Shumë shpejt, klubet e mëdha të Londrës e kuptua
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.