Skip to comments
Događaj u razvoju
Kdi

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si Komisioni për Legjislacion ka nisur shqyrtimin dhe votimin në parim të pakos së projektligjeve për reformën në drejtësi, duke pretenduar se procedura e ndjekur bie ndesh me Rregulloren e Punës së Kuvendit.Sipas KDI-së, mbledhja e Komisionit është thirrur pa respektuar afatin e paraparë me Rregulloren, ndërsa deputetëve materialet e pakos ligjore u janë shpërndarë vetëm një natë para shqyrtimit të tyre.Instituti ka rikujtuar se neni 34, paragrafi 4, i Rregullores së Kuvendit përcakton që, përveç rasteve të veçanta, mbledhja e një komisioni duhet të thirret së paku tri ditë pune para mbajtjes së saj.“Në rastin e sotëm, deputetët kanë pranuar pakon e projektligjeve dhe materialet përcjellëse prej qindra faqesh mbrëmë, ndërsa janë ftuar që sot t’i diskutojnë dhe votojnë ato në parim”, ka bërë të ditur KDI.Sipas organizatës, për këtë procedim të përshpejtuar nuk është dhënë paraprakisht ndonjë arsyetim.KDI ka përmendur edhe nenin 74, paragrafi 1, të Rregullores, sipas të cilit leximi i parë i një projektligji në seancë plenare mbahet vetëm pasi të kenë kaluar dy javë nga shpërndarja e tij te deputetët.Për këtë arsye, sipas KDI-së, Komisioni kishte hapësirë të mjaftueshme kohore që shqyrtimin në parim ta zhvillonte duke respektuar afatet e rregullta dhe duke u mundësuar deputetëve që të njiheshin në mënyrë të plotë me materialet.KDI ka ngritur shqetësim edhe për mungesën e ministres përgjegjëse gjatë shqyrtimit të projektligjeve.“Projektligjet u votuan gjithashtu pa u prezantuar nga ministrja përgjegjëse. Edhe pse kjo lidhet me praktikën parlamentare dhe jo me një detyrim procedural, për një pako kaq të rëndësishme të reformës në drejtësi do të duhej që ministrja të ishte e pranishme, t’i prezantonte propozimet dhe t’u përgjigjej pyetjeve eventuale të deputetëve”, thuhet në reagim.Instituti vlerëson se projektligjet e kësaj pakoje janë të një rëndësie të veçantë për avancimin e integritetit, perf

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së KuvenditFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...