PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Përfaqësuesja e koresë së jugutFinalja e madhe për Korenë e Jugut, fitorja ndaj Japonisë mund t’i shpëtojë disa lojtarë nga shërbimi ushtarak
2 min čitanja
Përfaqësuesja e koresë së jugut

Finalja e madhe për Korenë e Jugut, fitorja ndaj Japonisë mund t’i shpëtojë disa lojtarë nga shërbimi ushtarak

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Koreja e Jugut U23 është kualifikuar në finalen e turneut të futbollit në Lojërat Aziatike, pasi në gjysmëfinale mposhti Kinën me rezultat 2-1. Në finale, koreanët do të përballen me Japoninë, ndërsa ndeshja përveç medaljes së artë ka një rëndësi të veçantë për disa prej futbollistëve.Një fitore në finale do t’ua mundësonte lojtarëve të Koresë së Jugut të përfitojnë nga statusi i veçantë për sportistët që fitojnë medalje të artë në Lojërat Aziatike, duke shmangur shërbimin e rregullt ushtarak.Koreja e Jugut ishte në disavantazh ndaj Kinës në gjysmëfinale, por arriti të rikthehej. Lee Young-jun barazoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Bae Jun-ho shënoi golin e fitores në minutën e 82-të. Sulmuesi i Stoke City përfitoi nga një krosim i Eom Ji-sung dhe realizoi për kualifikimin në finale.Japonia, ndërkohë, e siguroi biletën për finale pas një gjysmëfinaleje dramatike ndaj Uzbekistanit. Ndeshja përfundoi 1-1 edhe pas vazhdimeve, ndërsa Japonia triumfoi 9-8 pas ekzekutimit të penalltive. Finalja mes dy rivalëve aziatikë do të zhvillohet të shtunën në stadiumin Toyota.Medalja e artë dhe shërbimi ushtarakNë Korenë e Jugut, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat që plotësojnë kriteret për shërbim dhe zakonisht zgjat nga 18 deri në 21 muaj, në varësi të degës së forcave të armatosura.Megjithatë, sportistët që fitojnë medalje të artë në Lojërat Aziatike ose një medalje në Lojërat Olimpike mund të përfitojnë status të veçantë. Kjo nuk nënkupton një përjashtim të plotë nga çdo detyrim ushtarak, por vendosjen në një sistem alternativ që u mundëson sportistëve të vazhdojnë karrierën profesionale pa ndërprerjen e gjatë të shërbimit të rregullt.Rasti më i njohur është ai i Son Heung-min. Ylli i Koresë së Jugut e udhëhoqi ekipin drejt medaljes së artë në Lojërat Aziatike të vitit 2018, duke mposhtur Japoninë 2-1 në finale dhe duke siguruar statusin që i lejoi të vazhdonte karrierën profesionale.Tash, pesë vjet pas gjeneratës së Sonit, një tjetër grup i futbollistëve k

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Koreja e Jugut U23 është kualifikuar në finalen e turneut të futbollit në Lojërat Aziatike, pasi në gjysmëfinale mposhti Kinën me rezultat 2-1. Në finale, koreanët do të përballen me Japoninë, ndërsa ndeshja përveç medaljes së artë ka një rëndësi të veçantë për disa prej futbollistëve.Një fitore në finale do t’ua mundësonte lojtarëve të Koresë së Jugut të përfitojnë nga statusi i veçantë për sportistët që fitojnë medalje të artë në Lojërat Aziatike, duke shmangur shërbimin e rregullt ushtarak.Koreja e Jugut ishte në disavantazh ndaj Kinës në gjysmëfinale, por arriti të rikthehej. Lee Young-jun barazoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa Bae Jun-ho shënoi golin e fitores në minutën e 82-të. Sulmuesi i Stoke City përfitoi nga një krosim i Eom Ji-sung dhe realizoi për kualifikimin në finale.Japonia, ndërkohë, e siguroi biletën për finale pas një gjysmëfinaleje dramatike ndaj Uzbekistanit. Ndeshja përfundoi 1-1 edhe pas vazhdimeve, ndërsa Japonia triumfoi 9-8 pas ekzekutimit të penalltive. Finalja mes dy rivalëve aziatikë do të zhvillohet të shtunën në stadiumin Toyota.Medalja e artë dhe shërbimi ushtarakNë Korenë e Jugut, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat që plotësojnë kriteret për shërbim dhe zakonisht zgjat nga 18 deri në 21 muaj, në varësi të degës së forcave të armatosura.Megjithatë, sportistët që fitojnë medalje të artë në Lojërat Aziatike ose një medalje në Lojërat Olimpike mund të përfitojnë status të veçantë. Kjo nuk nënkupton një përjashtim të plotë nga çdo detyrim ushtarak, por vendosjen në një sistem alternativ që u mundëson sportistëve të vazhdojnë karrierën profesionale pa ndërprerjen e gjatë të shërbimit të rregullt.Rasti më i njohur është ai i Son Heung-min. Ylli i Koresë së Jugut e udhëhoqi ekipin drejt medaljes së artë në Lojërat Aziatike të vitit 2018, duke mposhtur Japoninë 2-1 në finale dhe duke siguruar statusin që i lejoi të vazhdonte karrierën profesionale.Tash, pesë vjet pas gjeneratës së Sonit, një tjetër grup i futbollistëve k

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…