PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e kosovësU kapën në flagrancë duke marrë fajde, Prokuroria në Prizren kërkon paraburgosjen e dy personave
2 min čitanja
Policia e kosovës

U kapën në flagrancë duke marrë fajde, Prokuroria në Prizren kërkon paraburgosjen e dy personave

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit V.H., për kryerjen e veprave penale “Fajdeja” , “Detyrimi”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe për te pandehurin tjetër D.E., për shkak të veprës penale “Fajdeja”.Prokuroria tha se sipas dyshimeve “të bazuara që rezultojnë nga hetimet e zhvilluara, i pandehuri V.H., gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 29 shtator 2026, në Prizren, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe personale të të dëmtuarit, dyshohet se i ka dhënë shuma të ndryshme parash me kamata mujore në përqindje të larta, duke përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me paratë e dhëna”.Sipas hetimeve, i dëmtuari ka marrë të holla me kamatë mujore prej 20%. Nga hetimet rezulton se vetëm në emër të kamatave dhe kamatëvonesave, pa llogaritur borxhin bazë, i dëmtuari ka paguar shuma të konsiderueshme, dhe atë shumën në total prej 56,200 euro.Në kuadër të veprimeve hetimore, më 29 shtator 2026, pas takimit të të pandehurve me të dëmtuarin në një lokal në fshatin Krushë e Madhe, të njëjtit kanë hyrë në një automjet, ku i dëmtuari i ka dorëzuar të pandehurit shumën prej 15,000 euro, në emër të kamatave. Në atë moment kanë ndërhyrë zyrtarët policorë dhe dy të pandehurit janë arrestuar në flagrancë.Po ashtu, sipas dyshimeve të Prokurorisë, në vazhdimësi i pandehuri V.H., ka ushtruar presion dhe kanosje ndaj të dëmtuarit, duke i kërkuar pagesën e shumave të konsiderueshme në emër të kamatave dhe borxhit, duke i shkaktuar atij frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij.Ndërkaq, i pandehuri D.E., dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, duke pranuar në emër të tij pagesa të kamatave të bëra nga i dëmtuari përmes një institucioni mikrofinanciar, të cilat më pas dyshohet se ia ka dorëzuar të pandehurit V.H.Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit në shtëpinë e të pandehurit V.H., zyrtarët policorë kanë gjetur

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit V.H., për kryerjen e veprave penale “Fajdeja” , “Detyrimi”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe për te pandehurin tjetër D.E., për shkak të veprës penale “Fajdeja”.Prokuroria tha se sipas dyshimeve “të bazuara që rezultojnë nga hetimet e zhvilluara, i pandehuri V.H., gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 29 shtator 2026, në Prizren, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe personale të të dëmtuarit, dyshohet se i ka dhënë shuma të ndryshme parash me kamata mujore në përqindje të larta, duke përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me paratë e dhëna”.Sipas hetimeve, i dëmtuari ka marrë të holla me kamatë mujore prej 20%. Nga hetimet rezulton se vetëm në emër të kamatave dhe kamatëvonesave, pa llogaritur borxhin bazë, i dëmtuari ka paguar shuma të konsiderueshme, dhe atë shumën në total prej 56,200 euro.Në kuadër të veprimeve hetimore, më 29 shtator 2026, pas takimit të të pandehurve me të dëmtuarin në një lokal në fshatin Krushë e Madhe, të njëjtit kanë hyrë në një automjet, ku i dëmtuari i ka dorëzuar të pandehurit shumën prej 15,000 euro, në emër të kamatave. Në atë moment kanë ndërhyrë zyrtarët policorë dhe dy të pandehurit janë arrestuar në flagrancë.Po ashtu, sipas dyshimeve të Prokurorisë, në vazhdimësi i pandehuri V.H., ka ushtruar presion dhe kanosje ndaj të dëmtuarit, duke i kërkuar pagesën e shumave të konsiderueshme në emër të kamatave dhe borxhit, duke i shkaktuar atij frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim për jetën e tij.Ndërkaq, i pandehuri D.E., dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, duke pranuar në emër të tij pagesa të kamatave të bëra nga i dëmtuari përmes një institucioni mikrofinanciar, të cilat më pas dyshohet se ia ka dorëzuar të pandehurit V.H.Gjatë zbatimit të urdhrit të kontrollit në shtëpinë e të pandehurit V.H., zyrtarët policorë kanë gjetur

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…