PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kuvendi i mitrovicës së veriut​Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala
2 min čitanja
Kuvendi i mitrovicës së veriut

​Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një përplasje e ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, pasi asamblisti Marko Jakshiq kërkoi që në rendin e ditës të përfshihej një pikë për situatën aktuale në veri dhe zhvillimet në Mitrovicën e Veriut.Jakshiq ka përmendur arrestimin e nëntë personave në Zubin Potok, si dhe pretendimin për ndalimin e punimeve në një projekt të komunës, duke kërkuar që Kuvendi të diskutojë për këto zhvillime dhe të miratojë një deklaratë përmes së cilës do të shprehte qëndrimin e tij.Pas kësaj, asamblistja Aida Ferati-Doli ka reaguar, duke thënë se çështjet e përmendura nga Jakshiq nuk duhet të lidhen me pronat e “Trepçës” në baza politike apo etnike.“Zotëri koleg asamblist i ka përmendur çështjet e njëjta. Kështu që kësaj radhe nuk kam çare pa reaguar. Po i përmend disa herë pronat e ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe po dëshiroi t’i lidhni politikisht, për shkak se këto prona po merren nga ndërmarrja vetëm në veriun e Mitrovicës gjë që nuk është e vërtetë. Ndërmarrja ‘Trepça’, e cila punon dhe vepron në Mitrovicë, ka prona edhe në komuna të tjera. E njëjta ndodh edhe në komuna të tjera, kështu që iu kisha lutur, sa i përket këtyre pronave, pronat i takojnë ndërmarrjes, gjë që ua ka dëshmuar edhe me gjyq që janë të ndërmarrjes. Kështu që iu kisha lutur, zotëri Jakshiq, mos i ndërlidhni çështjet politike duke dashur t’i ktheni në etnike. Këto prona janë, kudo që ka ndërmarrja ‘Trepça’, prona”, tha Ferati-Doli.Gjatë debatit, kryesuesi i Kuvendit, Ivan Zaporozhac, ia ka ndërprerë fjalën Ferati-Dolit, duke thënë se çështja nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Ferati-Doli ka kundërshtuar ndërprerjen e fjalës dhe ka thënë se asaj dhe asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala, duke kërkuar që të lejohet debati.“Jo, jo, nuk jemi duke folur për rendin e ditës, z. kryesues. Nuk jemi duke folur për rendin e ditës. Na jepni fjalën para rendit të ditës. Kështu që nuk është hera e parë që tentoni të na merrni fjalën, zotëri kryesues. Ju lutem, na lini të flasim. Pse gjithmon

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një përplasje e ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, pasi asamblisti Marko Jakshiq kërkoi që në rendin e ditës të përfshihej një pikë për situatën aktuale në veri dhe zhvillimet në Mitrovicën e Veriut.Jakshiq ka përmendur arrestimin e nëntë personave në Zubin Potok, si dhe pretendimin për ndalimin e punimeve në një projekt të komunës, duke kërkuar që Kuvendi të diskutojë për këto zhvillime dhe të miratojë një deklaratë përmes së cilës do të shprehte qëndrimin e tij.Pas kësaj, asamblistja Aida Ferati-Doli ka reaguar, duke thënë se çështjet e përmendura nga Jakshiq nuk duhet të lidhen me pronat e “Trepçës” në baza politike apo etnike.“Zotëri koleg asamblist i ka përmendur çështjet e njëjta. Kështu që kësaj radhe nuk kam çare pa reaguar. Po i përmend disa herë pronat e ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe po dëshiroi t’i lidhni politikisht, për shkak se këto prona po merren nga ndërmarrja vetëm në veriun e Mitrovicës gjë që nuk është e vërtetë. Ndërmarrja ‘Trepça’, e cila punon dhe vepron në Mitrovicë, ka prona edhe në komuna të tjera. E njëjta ndodh edhe në komuna të tjera, kështu që iu kisha lutur, sa i përket këtyre pronave, pronat i takojnë ndërmarrjes, gjë që ua ka dëshmuar edhe me gjyq që janë të ndërmarrjes. Kështu që iu kisha lutur, zotëri Jakshiq, mos i ndërlidhni çështjet politike duke dashur t’i ktheni në etnike. Këto prona janë, kudo që ka ndërmarrja ‘Trepça’, prona”, tha Ferati-Doli.Gjatë debatit, kryesuesi i Kuvendit, Ivan Zaporozhac, ia ka ndërprerë fjalën Ferati-Dolit, duke thënë se çështja nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Ferati-Doli ka kundërshtuar ndërprerjen e fjalës dhe ka thënë se asaj dhe asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala, duke kërkuar që të lejohet debati.“Jo, jo, nuk jemi duke folur për rendin e ditës, z. kryesues. Nuk jemi duke folur për rendin e ditës. Na jepni fjalën para rendit të ditës. Kështu që nuk është hera e parë që tentoni të na merrni fjalën, zotëri kryesues. Ju lutem, na lini të flasim. Pse gjithmon

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…