Dhomat e specializuara të kosovësPse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte
2 min čitanja
Dhomat e specializuara të kosovës
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në Kosovë janë shtuar përpjekjet për ta ndryshuar një ligj, mbi bazën e të cilit Kuvendi i shtetit e themeloi para një dekade një gjykatë në Hagë, e cila, në shkallë të parë, i dënoi për krime lufte katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Por, arritja e këtij qëllimi është shumë më e vështirë sesa mund të duket, paralajmërojnë ekspertë juridikë për Radion Evropa e Lirë (REL).Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat mbështeten nga Bashkimi Evropian (BE), është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.Para se të mundë të arrijë në Kuvendin e Kosovës për votim, kjo iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar, duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.Derisa kalimi i këtyre hapave mund të jetë i lehtë, mënyra e arritjes deri tek ndryshimet në këtë ligj, dhe ndikimi eventual i tij pastaj, janë ato çfarë e bëjnë tejet të ndërlikuar çështjen.Zotimet ndërkombëtare dhe letërkëmbimiDeputetët e Kuvendit të Kosovës kanë të drejtë dhe kompetencë për të iniciuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – por, para se ta bëjnë këtë, ata duhet të sigurohen që nuk i shkelin zotimet ndërkombëtare të Kosovës, thotë Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).Miftaraj thekson për REL-in se “ndryshimi i ligjit nuk guxon t’i cenojë obligimet që ka marrë Kosova në bazë të Nenit 162 të Kushtetutës”, dhe se “çdo plotësim-ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Kosova”.Përmes një shkëmbimi letrash në prillin e 2014-s mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, Kosova mori një sërë zotimesh lidhur me Dhomat e Specializuara.Shkëmbimi i këtyre letrave ishte në thelb marrëveshja që e krijoi atë që sot në Kosovë njihet si Gjykata Speciale.Ndër zotimet që mori Kosova asokohe ishte edhe të kons
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.