PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KroaciaPër gjashtë muaj, Kroacia fitoi 4.5 miliardë euro nga turizmi
2 min čitanja
Kroacia

Për gjashtë muaj, Kroacia fitoi 4.5 miliardë euro nga turizmi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kroacia ka realizuar të ardhura rekord prej 4.5 miliardë eurosh nga turistët e huaj gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, bëri të ditur Ministria e Turizmit dhe Sportit, duke u bazuar në të dhënat e Bankës Kombëtare Kroate.Vetëm në tremujorin e dytë të vitit, të ardhurat nga turistët e huaj arritën në 3.6 miliardë euro, që është 4 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në gjysmën e parë të vitit, të ardhurat ishin 5 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose 212.4 milionë euro më shumë, raporton index.hr.Rezultateve pozitive të sezonit turistik u ka kontribuar edhe rritja e ndjeshme e turizmit vendas.Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, Kroacia regjistroi 1.5 milionë ardhje dhe 4.2 milionë net-qëndrime të turistëve vendas. Krahasuar me një vit më parë, numri i ardhjeve u rrit me 7 për qind, ndërsa net-qëndrimet me 6 për qind.Ministri kroat i Turizmit dhe Sportit, Tonçi Glavina, tha se rezultatet e mira gjatë periudhës para sezonit janë rezultat i aktiviteteve strategjike dhe promovuese të përshtatura me ndryshimet në treg.Sipas tij, krahasuar me vitin 2016, të ardhurat nga turistët e huaj janë rritur për 120 për qind, si në tremujorin e dytë, ashtu edhe në gjysmën e parë të vitit. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Kroacia ka realizuar 2.5 miliardë euro më shumë të ardhura nga turistët e huaj sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2016. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kroacia ka realizuar të ardhura rekord prej 4.5 miliardë eurosh nga turistët e huaj gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, bëri të ditur Ministria e Turizmit dhe Sportit, duke u bazuar në të dhënat e Bankës Kombëtare Kroate.Vetëm në tremujorin e dytë të vitit, të ardhurat nga turistët e huaj arritën në 3.6 miliardë euro, që është 4 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në gjysmën e parë të vitit, të ardhurat ishin 5 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose 212.4 milionë euro më shumë, raporton index.hr.Rezultateve pozitive të sezonit turistik u ka kontribuar edhe rritja e ndjeshme e turizmit vendas.Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, Kroacia regjistroi 1.5 milionë ardhje dhe 4.2 milionë net-qëndrime të turistëve vendas. Krahasuar me një vit më parë, numri i ardhjeve u rrit me 7 për qind, ndërsa net-qëndrimet me 6 për qind.Ministri kroat i Turizmit dhe Sportit, Tonçi Glavina, tha se rezultatet e mira gjatë periudhës para sezonit janë rezultat i aktiviteteve strategjike dhe promovuese të përshtatura me ndryshimet në treg.Sipas tij, krahasuar me vitin 2016, të ardhurat nga turistët e huaj janë rritur për 120 për qind, si në tremujorin e dytë, ashtu edhe në gjysmën e parë të vitit. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Kroacia ka realizuar 2.5 miliardë euro më shumë të ardhura nga turistët e huaj sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2016. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…