Aleksandar vuçiqVuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet
2 min čitanja
Aleksandar vuçiq
Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lidhjet e ngushta me Kremlinin, narrativat për një “revolucion me ngjyra”, partitë që regjistrohen si përfaqësuese të pakicës ruse dhe akuzat për ndërhyrje në zgjedhje po e vendosin ndikimin rus në qendër të betejës politike në Serbi.Aleksandar Vuçiq përballet me sfidën e lëvizjes studentore, ndërsa Moska ka interes në ruajtjen e marrëdhënieve me pushtetin aktual në Beograd.Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë mes pushtetit dhe opozitës. Ato zhvillohen në një mjedis ku ndërthuren interesat e brendshme, marrëdhëniet me Rusinë dhe Perëndimin, kontrolli mbi mediat dhe përpjekjet për të ndikuar në perceptimin e qytetarëve për opozitën dhe protestat.Për të kuptuar rolin e Moskës, duhet dalluar ndikimi i dokumentuar rus nga interesat e përbashkëta të Beogradit dhe Kremlinit dhe akuzat për koordinim të drejtpërdrejtë zgjedhor.Për Vuçiqin, marrëdhëniet me Rusinë shkojnë përtej politikës së jashtme. Ato janë pjesë e një modeli që ndërthur pushtetin e brendshëm, mbështetjen e elektoratit pro-rus dhe manovrimin mes Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit.Interesat e Vuçiqit dhe Kremlinit mund të përputhen në një pikë thelbësore, ruajtjen e modelit aktual të qeverisjes në Serbi.Beogradi dhe Moska kanë interes të përbashkët politik dhe të sigurisë për ta ruajtur këtë model dhe për t’i paraqitur protestat masive si përpjekje për destabilizim të vendit nga jashtë. Pra, dryshimi i pushtetit do të krijonte pasiguri për Moskën, pasi një qeveri me institucione më të forta dhe kontroll më të madh parlamentar do të ishte partner më pak i parashikueshëm për Kremlinin.Kjo nuk dëshmon se Moska e kontrollon drejtpërdrejt Vuçiqin, por tregon përputhjen e interesave që mund ta bëjë Rusinë faktor në ruajtjen e ekuilibrit aktual politik.Protestat dhe narrativa e “revolucionit me ngjyra”Një nga shfaqjet më të dukshme të kësaj përputhjeje është mënyra se si Beogradi dhe zyrtarët rusë i paraqesin protestat kundër qeverisë.Pas vdekjes së 16 personave nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor të Novi Sad
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.