BarcelonaBarcelona gjen pasardhësin e Koundes, synohet ylli i Sporting Lisbonës
2 min čitanja
Barcelona
Barcelona gjen pasardhësin e Koundes, synohet ylli i Sporting Lisbonës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Barcelona po monitoron nga afër mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Ivan Fresneda, të cilin klubi katalunas e sheh si një opsion për të ardhmen.Sipas mediumit portugez O Jogo, paraqitjet e mira dhe vazhdimësia e spanjollit te Sporting Lisbona që nga viti 2023 kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës.Fresneda, 22 vjeç, së fundmi mori ftesën e parë në Kombëtaren A të Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi Pedro Porro u dëmtua.Në anën tjetër, Barcelona raportohet se nuk po llogarit më njësoj në Jules Kounden, i cili ka humbur terren në hierarkinë e mbrojtësve të djathtë, duke mbetur pas Eric Garcias pas rënies së dukshme të formës. Situata e Koundes mund të bëhet edhe më e ndërlikuar, pasi mbrojtësi francez ka tërhequr interesimin e Bayern Munichut para afatit kalimtar të janarit. Kjo e vendos Barcelonën përballë një vendimi për të ardhmen e tij.Në këtë situatë, Fresneda shihet si një alternativë potenciale për krahun e djathtë të mbrojtjes. Spanjolli vlerësohet për aftësinë për ta avancuar topin përmes bartjeve dhe pasimeve, ndërsa siguria në fazën defensive e bën atë një mbrojtës të kompletuar.Barcelona po e monitoron situatën, ndërsa Fresneda mund të jetë një nga emrat që klubi katalunas do ta shqyrtojë për të ardhmen e krahut të djathtë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.