Skip to comments
Događaj u razvoju
Atk

Regjistrimi në TVSH, bizneset me mbi 30 mijë euro qarkullim në fokus të ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nisur monitorimin e një kategorie të tatimpaguesve për të cilët, bazuar në analizën e të dhënave për periudhat tatimore 2024 dhe 2025, ekzistojnë indikacione se mund të kenë përmbushur kriterin ligjor për regjistrim në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).Sipas ATK-së, bëhet fjalë për bizneset që kanë realizuar qarkullim vjetor mbi 30 mijë euro, kufi ky që i obligon të regjistrohen në TVSH sipas legjislacionit në fuqi.ATK u ka bërë thirrje tatimpaguesve të kësaj kategorie që të rishikojnë deklarimet e tyre, veçanërisht të dhënat për qarkullimin e realizuar gjatë periudhave përkatëse.Në rast se konstatojnë pasaktësi në deklarime ose se kanë përmbushur kriteret për regjistrim në TVSH, ATK i ka ftuar që të korrigjojnë deklarimet dhe të kryejnë regjistrimin në përputhje me legjislacionin.Administrata Tatimore ka bërë të ditur se tatimpaguesit mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi në mënyrë vullnetare dhe me kohë, para fillimit të procedurave të verifikimit nga ana e institucionit.“Përmbushja e obligimeve tatimore në kohë u mundëson tatimpaguesve të shmangin pasojat dhe masat ligjore që mund të aplikohen në rast të mospërmbushjes së tyre”, thuhet në njoftimin e ATK-së.Ndërkohë, tatimpaguesit e kësaj kategorie do të jenë objekt i verifikimit dhe trajtimit tatimor në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.Sipas të dhënave të ATK-së, vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2026, në sistemin e TVSH-së janë regjistruar 3,093 biznese të reja, duke e çuar në 40,082 numrin e përgjithshëm të bizneseve të regjistruara në TVSH.ATK u ka bërë thirrje bizneseve që të kontrollojnë deklarimet dhe qarkullimin e deklaruar dhe, nëse kanë përmbushur kriteret ligjore, të ndërmarrin me kohë veprimet e nevojshme. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Regjistrimi në TVSH, bizneset me mbi 30 mijë euro qarkullim në fokus të ATK-sëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...