PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Fabrizio romanoFabrizio Romano zbulon emrat e dy favoritëve për ta fituar Topin e Artë
2 min čitanja
Fabrizio romano

Fabrizio Romano zbulon emrat e dy favoritëve për ta fituar Topin e Artë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gara për Topin e Artë 2026 pritet të jetë një nga më të paparashikueshmet e viteve të fundit, me disa futbollistë që vazhdojnë të kenë mundësi reale për ta fituar çmimin prestigjioz.Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka folur për garën gjatë pjesëmarrjes në SBC Summit, duke pranuar se është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet një favorit i qartë.“Është një pyetje e vështirë, sepse mendoj se asnjëherë nuk ka qenë kaq e hapur. Janë rreth gjashtë apo shtatë lojtarë që mund të jenë në garë. Është vërtet e vështirë këtë vit”, deklaroi Romano.Megjithatë, kur iu kërkua ta ngushtonte listën, Romano veçoi dy emra: Lamine Yamal dhe Harry Kane.Sipas tij, nga një këndvështrim objektiv, ylli i Barcelonës dhe sulmuesi i Bayern Munichut janë pothuajse të pamundur për t’u ndarë në këtë garë. “Po ta shohim objektivisht, mendoj se Lamine Yamal dhe Kane janë diku te 50-50, ose 51-49. Mendoj se gara është mes tyre”, u shpreh Romano.Megjithatë, zgjedhja personale e gazetarit italian është ndryshe. Romano veçoi Khvicha Kvaratskhelian, për të cilin beson se nuk ka marrë vlerësimin e merituar për paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Votimi për “Topin e Artë” përfundon, fituesi tashmë është përcaktuar “Si opinion personal? Më pëlqeu shumë ajo që bëri Kvaratskhelia sezonin e kaluar. Mendoj se është mjaft i nënvlerësuar. Nuk duhet të harrojmë atë që bëri në Ligën e Kampionëve”, tha ai.Romano, i cili e ka ndjekur nga afër Kvaratskhelian që nga koha e tij te Napoli, tregoi edhe për admirimin personal që ka për futbollistin gjeorgjian.“Unë jam nga Napoli dhe e kam parë Kvaratskhelian me sytë e mi në Itali. Gjithmonë them se Kvaratskhelia është një nga të paktët lojtarë që më ka bërë të ngrihem nga divani kur bën diçka të veçantë”, përfundoi Romano./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gara për Topin e Artë 2026 pritet të jetë një nga më të paparashikueshmet e viteve të fundit, me disa futbollistë që vazhdojnë të kenë mundësi reale për ta fituar çmimin prestigjioz.Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka folur për garën gjatë pjesëmarrjes në SBC Summit, duke pranuar se është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet një favorit i qartë.“Është një pyetje e vështirë, sepse mendoj se asnjëherë nuk ka qenë kaq e hapur. Janë rreth gjashtë apo shtatë lojtarë që mund të jenë në garë. Është vërtet e vështirë këtë vit”, deklaroi Romano.Megjithatë, kur iu kërkua ta ngushtonte listën, Romano veçoi dy emra: Lamine Yamal dhe Harry Kane.Sipas tij, nga një këndvështrim objektiv, ylli i Barcelonës dhe sulmuesi i Bayern Munichut janë pothuajse të pamundur për t’u ndarë në këtë garë. “Po ta shohim objektivisht, mendoj se Lamine Yamal dhe Kane janë diku te 50-50, ose 51-49. Mendoj se gara është mes tyre”, u shpreh Romano.Megjithatë, zgjedhja personale e gazetarit italian është ndryshe. Romano veçoi Khvicha Kvaratskhelian, për të cilin beson se nuk ka marrë vlerësimin e merituar për paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Votimi për “Topin e Artë” përfundon, fituesi tashmë është përcaktuar “Si opinion personal? Më pëlqeu shumë ajo që bëri Kvaratskhelia sezonin e kaluar. Mendoj se është mjaft i nënvlerësuar. Nuk duhet të harrojmë atë që bëri në Ligën e Kampionëve”, tha ai.Romano, i cili e ka ndjekur nga afër Kvaratskhelian që nga koha e tij te Napoli, tregoi edhe për admirimin personal që ka për futbollistin gjeorgjian.“Unë jam nga Napoli dhe e kam parë Kvaratskhelian me sytë e mi në Itali. Gjithmonë them se Kvaratskhelia është një nga të paktët lojtarë që më ka bërë të ngrihem nga divani kur bën diçka të veçantë”, përfundoi Romano./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…