PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Liria ka emër“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat
1 min čitanja
Liria ka emër

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Protesta me moton “JO NË EMRIN TIM” do të mbahet më 1 tetor, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Për pjesëmarrësit nga komunat e ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport drejt Prishtinës. Autobusët do të nisen nga qytete dhe vendbanime të shumta, ndërsa oraret dhe pikat e nisjes janë publikuar nga organizatorët.Në konferencën për media, përfaqësuesit e platformës, Ismail Tasholli dhe Arbnora Zogiani, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë me familjarë, miq dhe kolegë.Tasholli e cilësoi aktgjykimin si “të padrejtë dhe të papranueshëm”, ndërsa kërkoi nga institucionet e Kosovës veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve dhe vazhdimin e betejës juridike.Ai kërkoi gjithashtu nga Qeveria dhe Kuvendi shqyrtimin dhe procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ndërkaq, Zogiani vlerësoi mobilizimin e diasporës shqiptare dhe njoftoi se më 10 tetor do të mbahet edhe një protestë në Bruksel. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Protesta me moton “JO NË EMRIN TIM” do të mbahet më 1 tetor, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Për pjesëmarrësit nga komunat e ndryshme të Kosovës është organizuar edhe transport drejt Prishtinës. Autobusët do të nisen nga qytete dhe vendbanime të shumta, ndërsa oraret dhe pikat e nisjes janë publikuar nga organizatorët.Në konferencën për media, përfaqësuesit e platformës, Ismail Tasholli dhe Arbnora Zogiani, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë me familjarë, miq dhe kolegë.Tasholli e cilësoi aktgjykimin si “të padrejtë dhe të papranueshëm”, ndërsa kërkoi nga institucionet e Kosovës veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve dhe vazhdimin e betejës juridike.Ai kërkoi gjithashtu nga Qeveria dhe Kuvendi shqyrtimin dhe procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Ndërkaq, Zogiani vlerësoi mobilizimin e diasporës shqiptare dhe njoftoi se më 10 tetor do të mbahet edhe një protestë në Bruksel. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…