PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donika gërvallaKomisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
2 min čitanja
Donika gërvalla

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, së bashku me pesë projektligje të tjera që janë pjesë e Pakos së Reformës në Drejtësi.Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin e tyre, duke thënë se këto gjashtë projektligje prekin, sipas saj, “themelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”.“Ky është fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.Ajo ka theksuar se projektligjet synojnë adresimin e çështjeve që lidhen me luftimin e pasurisë së pajustifikueshme, integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimin e Këshillave të sistemit të drejtësisë dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.Sipas Gërvallës, pas miratimit nga Qeveria dhe Komisioni për Legjislacion, gjashtë projektligjet tashmë janë një hap larg shqyrtimit në Kuvend.“Pas një pune kolosale, të përbashkët dhe të pandalshme të institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit nga Qeveria dhe tash edhe nga Komisioni për Legjislacion, 6 projektligjet janë vetëm një hap larg Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.Ministrja e Drejtësisë ka shprehur bindjen se edhe Kuvendi do t’i mbështesë këto iniciativa.“Jam e bindur se edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta mbështesë Byronë Shtetërore dhe Pakon e Reformës në Drejtësi. Reforma në drejtësi duhet dhe do të bëhet realitet”, ka përfunduar Gërvalla. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, së bashku me pesë projektligje të tjera që janë pjesë e Pakos së Reformës në Drejtësi.Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur miratimin e tyre, duke thënë se këto gjashtë projektligje prekin, sipas saj, “themelet e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”.“Ky është fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.Ajo ka theksuar se projektligjet synojnë adresimin e çështjeve që lidhen me luftimin e pasurisë së pajustifikueshme, integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, fuqizimin e Këshillave të sistemit të drejtësisë dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.Sipas Gërvallës, pas miratimit nga Qeveria dhe Komisioni për Legjislacion, gjashtë projektligjet tashmë janë një hap larg shqyrtimit në Kuvend.“Pas një pune kolosale, të përbashkët dhe të pandalshme të institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit nga Qeveria dhe tash edhe nga Komisioni për Legjislacion, 6 projektligjet janë vetëm një hap larg Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.Ministrja e Drejtësisë ka shprehur bindjen se edhe Kuvendi do t’i mbështesë këto iniciativa.“Jam e bindur se edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta mbështesë Byronë Shtetërore dhe Pakon e Reformës në Drejtësi. Reforma në drejtësi duhet dhe do të bëhet realitet”, ka përfunduar Gërvalla. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…