PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madridNjë tjetër anglez drejt “Bernabeut”? Real Madridi monitoron ish-yllin e Liverpoolit
2 min čitanja
Real madrid

Një tjetër anglez drejt “Bernabeut”? Real Madridi monitoron ish-yllin e Liverpoolit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e mbrojtësit të Bayer Leverkusenit, Jarell Quansah, të cilin klubi spanjoll po e konsideron si një nga opsionet për përforcimin e repartit defensiv në verën e ardhshme.Sipas BILD, drejtuesit e klubit madrilen po ndjekin me vëmendje zhvillimin e mbrojtësit anglez, i cili gjatë kësaj sezone ka bërë paraqitje të rregullta në një rol më të avancuar në krahun e djathtë.Quansah, 23 vjeç, sezonin e kaluar luajti në 44 ndeshje me fanellën e Bayer Leverkusenit, kryesisht si qendërmbrojtës. Ndërsa këtë sezon është aktivizuar si mbrojtës i djathtë në të gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani.Ai ishte titullar në krahun e djathtë në humbjen e Anglisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, ndërsa në fitoren e fundit ndaj Çekisë u zëvendësua nga mbrojtësi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold. Situata e tij bëhet edhe më interesante për shkak të një klauzole që i jep Liverpoolit mundësinë për ta rikthyer lojtarin në verën e ardhshme për 70 milionë euro. Në garë për shërbimet e tij raportohet se është edhe Chelsea.Real Madridi ndërkohë po përgatitet për ndryshime në mbrojtje. Kontrata e Antonio Rudigerit skadon në fund të sezonit, ndërsa Raul Asencio nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata të klubit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e mbrojtësit të Bayer Leverkusenit, Jarell Quansah, të cilin klubi spanjoll po e konsideron si një nga opsionet për përforcimin e repartit defensiv në verën e ardhshme.Sipas BILD, drejtuesit e klubit madrilen po ndjekin me vëmendje zhvillimin e mbrojtësit anglez, i cili gjatë kësaj sezone ka bërë paraqitje të rregullta në një rol më të avancuar në krahun e djathtë.Quansah, 23 vjeç, sezonin e kaluar luajti në 44 ndeshje me fanellën e Bayer Leverkusenit, kryesisht si qendërmbrojtës. Ndërsa këtë sezon është aktivizuar si mbrojtës i djathtë në të gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani.Ai ishte titullar në krahun e djathtë në humbjen e Anglisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, ndërsa në fitoren e fundit ndaj Çekisë u zëvendësua nga mbrojtësi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold. Situata e tij bëhet edhe më interesante për shkak të një klauzole që i jep Liverpoolit mundësinë për ta rikthyer lojtarin në verën e ardhshme për 70 milionë euro. Në garë për shërbimet e tij raportohet se është edhe Chelsea.Real Madridi ndërkohë po përgatitet për ndryshime në mbrojtje. Kontrata e Antonio Rudigerit skadon në fund të sezonit, ndërsa Raul Asencio nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata të klubit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…