Kuvendi Komunal i Ferizajt ka miratuar buxhetin e Komunës për vitin 2027, në vlerë totale prej 56,102,329 eurosh.Sipas projektbuxhetit të prezantuar në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, për investime kapitale në vitin 2027 janë planifikuar 15,350,388 euro.Në mbledhje morën pjesë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhavit Zariqi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.Gjatë prezantimit të buxhetit, Aliu tha se dokumenti paraqet, sipas tij, vizionin e qeverisjes lokale për zhvillimin e Ferizajt dhe përfshin projekte në fusha të ndryshme.“Buxheti i Komunës së Ferizajt për vitin 2027 arrin lartësinë në vlerën totale 56,102,329.00, e që, ndarë vetëm në fushën e investimeve kapitale, kemi 15,350,388 për projektet kapitale të Komunës së Ferizajt për vitin kalendarik 2027”, tha Aliu.Ai përmendi një varg projektesh që janë përfshirë në planifikimin buxhetor, përfshirë zgjerimin e Parkut të Lirisë, Parkun e Ri të Qytetit dhe ndërtimin e Bulevardit të Rinisë.Në fushën e infrastrukturës rrugore, sipas Aliut, parashihet ndërtimi i sheshit nga rruga “Madeleine Albright” deri te Teatri i Qytetit, si dhe vazhdimi i projektit për Unazën e Brendshme të Ferizajt.Në buxhet janë paraparë edhe projekte për lidhjen e zonës urbane me atë rurale, përfshirë rrugët Naim Beka–Epopeja e Jezercit, Manastirc–Pleshinë, Zaskok–Ferizaj, Varosh–Gurëz dhe Prelez i Jerlive–Prelez i Muhaxherëve, si dhe projekte të asfaltimit në fshatra të ndryshme.Aliu tha se investime janë planifikuar edhe në ujësjellës dhe kanalizim.Në sektorin e shëndetësisë, ai përmendi ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF-së numër 12, si dhe qendrave të mjekësisë familjare në Koshare dhe Rakaj. Po ashtu, sipas tij, do të investohet në pajisje mjekësore dhe në fuqizimin e shërbimit të kujdesit paliativ.Në arsim, planifikimi përfshin ndërtimin e objekteve të reja shkollore në Manastirc, Varosh dhe Tërrn, si dhe investime në hapësira sportive, digjitalizimin e klasa
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
