Forcat amerikaneSHBA-ja përfundon edhe zyrtarisht misionin në Irak
2 min čitanja
Forcat amerikane
SHBA-ja përfundon edhe zyrtarisht misionin në Irak
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se e kanë "përfunduar zyrtarisht" misionin e tyre kundër ekstremistëve në Irak, pas tërheqjes së trupave nga baza ajrore e Erbilit në rajonin e Kurdistanit.Pas më shumë se një dekade, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja njoftoi përfundimin e operacionit për luftimin e ISIS-it në Irak dhe në Sirinë fqinje.Grupi, i cili kishte pushtuar territore të gjera në të dyja vendet dhe kishte kryer masakra e mizori, u mund në Irak në vitin 2017 dhe në Siri në vitin 2019, por forcat e koalicionit qëndruan për të luftuar mbetjet e grupit."Sot, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të koalicionit përfunduan zyrtarisht 'Operation Inherent Resolve' në Irak, në përputhje me deklaratën e përbashkët SHBA-Irak të shtatorit 2024 dhe interesat kombëtare të SHBA-së", tha në një deklaratë zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell."Largimi i rregullt i forcave dhe pajisjeve të koalicionit nga baza ajrore e Erbilit shënon përfundimin e suksesshëm të misionit ushtarak që mundi ISIS-in në Irak", tha më tej ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Bagdadi dhe Uashingtoni ranë dakord në vitin 2024 për të reduktuar misionin e koalicionit dhe trupat e tij u tërhoqën gradualisht nga bazat në të gjithë vendin, duke e kufizuar praninë e tyre në rajonin autonom verior të Kurdistanit.Qeveria irakiane beson se tërheqja e koalicionit eliminon pretekstin që fraksionet e fuqishme militante të mbështetura nga Irani kanë përdorur për të mbajtur armët e tyre.Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi në një deklaratë se Combined Joint Task Force-Operation Inherent Resolve (CJTF-OIR) mbetet operacionale dhe tani e ka selinë në Jordani, ndërsa forcat amerikane vazhdojnë misionin kundër ISIS-it në Siri së bashku me partnerët e koalicionit dhe qeverinë siriane."Punë e shkëlqyer nga dhjetëra mijëra pjesëtarë të shërbimit amerikan, diplomatë dhe personel civil që iu përgjigjën thirrjes në Irak", theksoi Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM-it. "Falë vendosmë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.