PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kombëtarja e kosovës“Pa shenja presioni” – mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para ndeshjes
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës

“Pa shenja presioni” – mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para ndeshjes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Atmosfera në kampin e Kosovës duket dukshëm më e qetë në prag të përballjes me Izraelin, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.Derisa në kampin izraelit raportohet për presion të madh pas dy humbjeve radhazi, futbollistët e Kosovës kanë shfrytëzuar momentet e lira për t’u shkëputur nga rutina e grumbullimit.Mediumi izraelit One ka publikuar fotografi nga qëndrimi i ekipit kosovar në Debrecen, ku lojtarët shihen duke shëtitur në qytet, duke pirë kafe dhe duke shijuar motin me diell.Sipas mediumit, pamjet e tilla japin përshtypjen e një atmosfere të qetë në kampin e Kosovës, me futbollistët që duken të çliruar nga presioni para një ndeshjeje që mund të ketë rëndësi të madhe. Kosova ka një histori në favor, Izraeli vjen me probleme – çfarë i pret “Dardanët” në Debrecen “Lojtarët e Kosovës duken të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja presioni në prag të ndeshjes”, shkruan One, duke e interpretuar këtë si një tregues të besimit që ekziston në kampin kosovar para përballjes me Izraelin.Në anën tjetër, situata te kundërshtari është krejtësisht tjetër. Izraeli vjen pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit dhe pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion për duelin ndaj Kosovës.Tashmë mbetet të shihet nëse qetësia e treguar jashtë fushës do të reflektohet edhe në paraqitjen e Kosovës në “Nagyerdei Stadium”, aty ku të enjten pritet një përballje me shumë peshë./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Atmosfera në kampin e Kosovës duket dukshëm më e qetë në prag të përballjes me Izraelin, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.Derisa në kampin izraelit raportohet për presion të madh pas dy humbjeve radhazi, futbollistët e Kosovës kanë shfrytëzuar momentet e lira për t’u shkëputur nga rutina e grumbullimit.Mediumi izraelit One ka publikuar fotografi nga qëndrimi i ekipit kosovar në Debrecen, ku lojtarët shihen duke shëtitur në qytet, duke pirë kafe dhe duke shijuar motin me diell.Sipas mediumit, pamjet e tilla japin përshtypjen e një atmosfere të qetë në kampin e Kosovës, me futbollistët që duken të çliruar nga presioni para një ndeshjeje që mund të ketë rëndësi të madhe. Kosova ka një histori në favor, Izraeli vjen me probleme – çfarë i pret “Dardanët” në Debrecen “Lojtarët e Kosovës duken të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja presioni në prag të ndeshjes”, shkruan One, duke e interpretuar këtë si një tregues të besimit që ekziston në kampin kosovar para përballjes me Izraelin.Në anën tjetër, situata te kundërshtari është krejtësisht tjetër. Izraeli vjen pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit dhe pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion për duelin ndaj Kosovës.Tashmë mbetet të shihet nëse qetësia e treguar jashtë fushës do të reflektohet edhe në paraqitjen e Kosovës në “Nagyerdei Stadium”, aty ku të enjten pritet një përballje me shumë peshë./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…