Foto: TelegrafiIz objave izvora
Interi për pak sa nuk e humbi kapitenin dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, Lautaro Martinez, me Barcelonën që kishte tentuar seriozisht ta transferonte sulmuesin argjentinas.Klubi katalanas e kishte parë Lautaron si një prej kandidatëve për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, por në fund tentativa nuk u konkretizua dhe 29-vjeçari vazhdoi të jetë pjesë e Interit.Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili ka zbuluar edhe një bisedë me ish-drejtuesin e Interit, Giuseppe Marottan. “Gjithçka është e vërtetë. Doja Lautaro Martinezin me çdo kusht. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nuk donim ta humbnim këtë mundësi”, ka deklaruar Laporta për CorSport.“Telefonova Marottan dhe ai më tha se futbollisti nuk ishte në shitje. Për më tepër, në çdo rast, nuk do të ishte vetëm çështja nëse futbollisti do të transferohej apo jo, pasi Interi kërkonte ta mbante atë. Për respekt ndaj Marottas, të cilin e vlerësoj shumë, e lamë me kaq”, shtoi ai.Ndërkohë, Barcelona mund të rikthejë vëmendjen nga një tjetër protagonist i futbollit italian, por këtë herë për postin e trajnerit.Bëhet fjalë për Cesc Fabregasin, trajnerin e Comos dhe ish-futbollistin e Barcelonës, i cili prej kohësh është përmendur si një emër me potencial për të drejtuar klubin katalanas në të ardhmen. Laporta e vlerësoi lart spanjollin, duke theksuar lidhjen e tij me Barcelonën dhe filozofinë e futbollit.“Fabregas e njeh mentalitetin dhe vizionin e Barcelonës më mirë se çdokush tjetër. Këtu është rritur dhe kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Për më tepër, na pëlqen mënyra se si e kupton futbollin”, tha Laporta.Megjithatë, presidenti i Barcelonës nënvizoi se klubi aktualisht është i kënaqur me trajnerin Hansi Flick.“Por tani kemi një trajner të jashtëzakonshëm si Flick dhe ju e keni parë se çfarë është në gjendje të bëjë”, përfundoi ai. Në fund, Laporta u ndal edhe te çështja e Superligës Evropiane dhe roli që klubet e mëdha kanë pasur në ndryshimet e futbollit ev
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.