Foto: TelegrafiIz objave izvora
Përfaqësues të institucioneve, sektorit privat, organizatave dhe ekspertë të bujqësisë kanë diskutuar për sfidat që ndryshimet klimatike po paraqesin për sektorin bujqësor në Kosovë.Në tryezën e diskutimit me temën “Veprimet për Ndryshimet Klimatike në Bujqësi – Zgjidhje të Përbashkëta për Kosovën”, të organizuar më 29 shtator, u prezantuan gjetje dhe rekomandime të dala nga konsultimet me akterët e këtij sektori.Diskutimi u përqendrua në nevojën për koordinim më të madh ndërmjet institucioneve dhe akterëve të bujqësisë, forcimin e kapaciteteve teknike dhe zgjerimin e praktikave që mund të ndihmojnë fermerët t’u përshtaten kushteve klimatike.Gjatë tryezës u kërkua që ndryshimet klimatike të trajtohen si prioritet strategjik në bujqësi, ndërsa u theksua edhe nevoja për forcimin e shërbimeve këshilluese dhe digjitale për fermerët.Ndër hapat e propozuar ishte edhe hartimi i një Plani Kombëtar të Veprimit për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike në Bujqësi.Po ashtu, u propozua krijimi i një grupi të përhershëm punues për ndryshimet klimatike, i cili do të koordinohej nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe caktimi i personave përgjegjës për këtë fushë në institucionet përkatëse.Pjesëmarrësit diskutuan edhe për nevojën që masat për adresimin e ndryshimeve klimatike të përfshihen në programet e mbështetjes dhe investimeve në bujqësi, ndërsa u kërkua rritje e financimit për projekte pilot, kërkim dhe inovacion.Në kuadër të aktivitetit u prezantuan edhe dy projekte pilot që synojnë ofrimin e zgjidhjeve konkrete për fermerët.Kujtim Lepaja, drejtor ekzekutiv i “Mjedra e Kosovës”, prezantoi projektin mbi efektivitetin e ftohjes me spërkatës në reduktimin e stresit termik te kultivimi i mjedrës.Ndërsa Zana Lika, zyrtare e projekteve në ORGANIKA, prezantoi përvojat dhe rezultatet nga përdorimi i bimëve mbuluese në parcelat demonstruese.Aktiviteti u organizua nga AgroDev Kosovo, me mbështetje të projektit EREA, i cili implementohet nga Caritasi Zvicer
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.