PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Qeveria e kosovës​Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në për fondet IPA
2 min čitanja
Qeveria e kosovës

​Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në për fondet IPA

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian.Ekzekutivi në mbledhjen e sotme i dha dritën e gjelbër programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.Kryeministri, Albin Kurti, tha se miratimi i këtyre marrëveshjeve do të bëjë që Kosova të përfitojë rreth 300 milionë euro.“Amandamenti i marrëveshjes financiare për programin IPA 2021 krijon kushte më të përshtatshme për realizimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Zgjatja e periudhës së zbatimit e mundëson vijimin e procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e fondeve në vlerë prej 22.2 milionë eurosh… Me amandamentin për programin IPA 2022 krijojmë kushtet për kontraktimin dhe shfrytëzimin e fondeve në vlerë prej 55.7 milionë eurosh të mbështetjes së Bashkimit Evropian… Programi shumëvjeçar IPA 2026-2027 mbështet realizimin e projekteve në vlerë të përgjithshme prej 193 milionë e 856 mijë eurosh. Kjo paketë përfshin rreth 180.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian, 9 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria, 1.8 milionë euro nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe 2.5 milionë euro nga partnerët e tjerë zhvillimorë”, tha ai, raporton KosovaPress.Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe plotësim-ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.“Me qëllim që të mbulohen nevojat financiare sa i përket hapësirave buxhetore. Më konkretisht, 102 milionë euro parashihet që të ndahen te kontigjenca e pagës në mënyrë që të mbulohen paga e 13 dhe të mbulohet pagesa retroaktive për diferencën e shtesës 0.3 për qind, siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese”, theksoi Murati.Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, që do të mundësojë uljen e tarifave për transfere ndërkombëtare, Projektligjin për menaxhimin e resurseve ujore, si dhe disa vendime për shpronësimin e tokave për interes publik. /kp/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian.Ekzekutivi në mbledhjen e sotme i dha dritën e gjelbër programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.Kryeministri, Albin Kurti, tha se miratimi i këtyre marrëveshjeve do të bëjë që Kosova të përfitojë rreth 300 milionë euro.“Amandamenti i marrëveshjes financiare për programin IPA 2021 krijon kushte më të përshtatshme për realizimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Zgjatja e periudhës së zbatimit e mundëson vijimin e procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e fondeve në vlerë prej 22.2 milionë eurosh… Me amandamentin për programin IPA 2022 krijojmë kushtet për kontraktimin dhe shfrytëzimin e fondeve në vlerë prej 55.7 milionë eurosh të mbështetjes së Bashkimit Evropian… Programi shumëvjeçar IPA 2026-2027 mbështet realizimin e projekteve në vlerë të përgjithshme prej 193 milionë e 856 mijë eurosh. Kjo paketë përfshin rreth 180.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian, 9 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria, 1.8 milionë euro nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe 2.5 milionë euro nga partnerët e tjerë zhvillimorë”, tha ai, raporton KosovaPress.Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe plotësim-ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026.“Me qëllim që të mbulohen nevojat financiare sa i përket hapësirave buxhetore. Më konkretisht, 102 milionë euro parashihet që të ndahen te kontigjenca e pagës në mënyrë që të mbulohen paga e 13 dhe të mbulohet pagesa retroaktive për diferencën e shtesës 0.3 për qind, siç e ka paraparë Gjykata Kushtetuese”, theksoi Murati.Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, që do të mundësojë uljen e tarifave për transfere ndërkombëtare, Projektligjin për menaxhimin e resurseve ujore, si dhe disa vendime për shpronësimin e tokave për interes publik. /kp/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…