Telegrafi zvicerPas 16 shtatorit: pyetje që dua t’i ndaj me miqtë e mi kosovarë
2 min čitanja
Telegrafi zvicer
Pas 16 shtatorit: pyetje që dua t’i ndaj me miqtë e mi kosovarë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një letër opinionit shqiptar nga Ueli Leuenberger, iniciator dhe ish-drejtor i Universitetit Popullor Shqiptar (UPA) në Gjenevë si dhe ish-deputet në parlamentin e Zvicrës. Prej gati një gjysmë shekulli Leuenberger është mbështetësi më i madh në Zvicër i përpjekjeve për liri të shqiptarëve të Kosovës. Ai po ashtu ka qenë zëri më prominent në mbrojtjen e komunitetit shqiptar në Zvicër sa herë që ka pasur tendenca diskriminimi. Në këtë artikull ai reflekton mbi aktgjykimin e fundit në Hagë dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, por, në këtë kontekst, Leuenberger ka edhe disa pyetje për miqtë e tij shqiptarë.Shkruan: Ueli Leuenberger Ngjarjet që nga 16 shtatori nuk më lënë të qetë. Më prekin dhe më shtyjnë të mendoj.Të dielën, disa miq më dhanë një bluzë të zezë me mbishkrimin “Jo në emrin TIM!” dhe me emblemën e UÇK-së. Më ftuan të merrja pjesë në manifestimin në Sheshin e Kombeve, para selisë së OKB-së në Gjenevë.Atë ditë isha i angazhuar me një projekt radiofonik dhe nuk munda të lirohesha. Por duhet të jem i sinqertë: edhe sikur të kisha qenë i lirë, do të kisha hezituar të shkoja. Me disa parulla, disa simbole dhe me një pjesë të atmosferës ndoshta do të isha ndier në siklet, edhe pse në atë shesh me siguri ndodheshin shumë prej miqve dhe mikeshave të mia shqiptare.Ky shqetësim më detyron të reflektoj.Po i ndaj këtu mendimet e mia pa pretenduar se zotëroj të vërtetën dhe, mbi të gjitha, pa dashur t’u jap mësime kosovarëve. Flas si dikush që për shumë vite e ka shoqëruar luftën e tyre, i ka mbrojtur të drejtat e tyre gjatë viteve të errëta, ka mbështetur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ka krijuar lidhje të thella me shumë familje kosovare.Dua që në fillim të them diçka pa asnjë mëdyshje: kurrë nuk kam dyshuar në legjitimitetin e luftës së shqiptarëve të Kosovës kundër shtypjes së regjimit të Millosheviqit, as në rolin thelbësor që UÇK-ja luajti në çlirimin e Kosovës.Pikërisht për shkak se kjo bindje imja mbetet e pandryshuar, ajo që po ndodh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.