Foto: TelegrafiIz objave izvora
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.Projektligji i miratuar parasheh që pjesa kryesore e mjeteve të shkojë në kontingjencën e pagave, për të mbuluar pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe shtesën e përvojes.Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se pagesat retroaktive do të mbulojnë periudhën nga hyrja në retroaktive për diferencën e shtesës prej 0.5 për qind për përvojën e punës.“Që nga ky vit, me anë të Ligjit për Ndarje Buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind, mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë.Nga rialokimi janë paraparë edhe 20 milionë euro për pensionet bazike, me qëllim të mbulimit të kostos së rritjes së numrit të pensionistëve.Murati tha se këto mjete do të përdoren për të mbuluar “rritjen e natyrshme të pensionistëve”.Ndërkohë, paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik ishte ndarë edhe gjatë vitit të kaluar.Shtesa prej 0.5 përqind u bëhet punonjësve të sektorit publik për çdo vit përvojë pune. Pra një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte shtesë 5 për qind mbi pagën bazë. Por kjo shifër u ndërrua me Ligjin për Paga më 2022. Për 15 vjetët e parë ajo u përgjysmua në 0.25 për vit, e më pas u bë 0.5 pas vitit të 15-të. Gjykata e ka shpallur këtë antikushtetues. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.