PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Premier league“Shkelën rregullat për gati një dekadë” – shefi i Ligës Premier lëshon deklaratë të fortë për Man Cityn
2 min čitanja
Premier league

“Shkelën rregullat për gati një dekadë” – shefi i Ligës Premier lëshon deklaratë të fortë për Man Cityn

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters, ka reaguar pas vendimit të Komisionit në lidhje me çështjen disiplinore ndaj Manchester Cityt, duke e cilësuar atë si një nga rastet më të rëndësishme në historinë e kampionatit anglez.Masters tha se vendimi kryesor përcakton faktet lidhur me atë që ka ndodhur te Manchester City, duke pretenduar se klubi “ka shkelur sistematikisht rregullat e Ligës Premier për gati një dekadë”.Sipas tij, vendimi gjithashtu e mbështet qëndrimin e Ligës Premier për ndjekjen e kësaj çështjeje ndaj kampionit anglez, pavarësisht procesit të gjatë dhe kompleks.“Vendimi kryesor përcakton faktet e asaj që ka ndodhur te Manchester City. Ai detajon se si klubi ka shkelur sistematikisht rregullat e Ligës Premier për gati një dekadë”, deklaroi Masters. Ai theksoi se një nga përgjegjësitë kryesore të Ligës Premier është garantimi i respektimit të rregullave të miratuara nga vetë klubet, me qëllim mbrojtjen e integritetit të garës.“Është thelbësore që liga të mbetet konkurruese dhe e drejtë për të gjitha klubet dhe tifozët. Ne e marrim këtë rol jashtëzakonisht seriozisht”, shtoi ai.Masters e përshkroi këtë proces disiplinor dhe vendimin si “më të rëndësishmit në historinë e Ligës Premier”, ndërsa bëri të ditur se ende nuk janë përcaktuar të gjitha aspektet e çështjes. “Hidhni medaljet në mbeturina”, legjenda e Man Utd me deklaratë të fortë pas dënimit të Man Cityt “Ka elemente të çështjes që ende duhet të vendosen, përfshirë, më e rëndësishmja, se çfarë sanksioni duhet të pasojë”, tha kreu i Ligës Premier.Në fund, Masters deklaroi se Liga Premier synon të ecë shpejt me pjesën e mbetur të procesit, në mënyrë që të krijohet qartësi për ligën, klubet dhe tifozët./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters, ka reaguar pas vendimit të Komisionit në lidhje me çështjen disiplinore ndaj Manchester Cityt, duke e cilësuar atë si një nga rastet më të rëndësishme në historinë e kampionatit anglez.Masters tha se vendimi kryesor përcakton faktet lidhur me atë që ka ndodhur te Manchester City, duke pretenduar se klubi “ka shkelur sistematikisht rregullat e Ligës Premier për gati një dekadë”.Sipas tij, vendimi gjithashtu e mbështet qëndrimin e Ligës Premier për ndjekjen e kësaj çështjeje ndaj kampionit anglez, pavarësisht procesit të gjatë dhe kompleks.“Vendimi kryesor përcakton faktet e asaj që ka ndodhur te Manchester City. Ai detajon se si klubi ka shkelur sistematikisht rregullat e Ligës Premier për gati një dekadë”, deklaroi Masters. Ai theksoi se një nga përgjegjësitë kryesore të Ligës Premier është garantimi i respektimit të rregullave të miratuara nga vetë klubet, me qëllim mbrojtjen e integritetit të garës.“Është thelbësore që liga të mbetet konkurruese dhe e drejtë për të gjitha klubet dhe tifozët. Ne e marrim këtë rol jashtëzakonisht seriozisht”, shtoi ai.Masters e përshkroi këtë proces disiplinor dhe vendimin si “më të rëndësishmit në historinë e Ligës Premier”, ndërsa bëri të ditur se ende nuk janë përcaktuar të gjitha aspektet e çështjes. “Hidhni medaljet në mbeturina”, legjenda e Man Utd me deklaratë të fortë pas dënimit të Man Cityt “Ka elemente të çështjes që ende duhet të vendosen, përfshirë, më e rëndësishmja, se çfarë sanksioni duhet të pasojë”, tha kreu i Ligës Premier.Në fund, Masters deklaroi se Liga Premier synon të ecë shpejt me pjesën e mbetur të procesit, në mënyrë që të krijohet qartësi për ligën, klubet dhe tifozët./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…