PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Sarah pruittKush e shkroi Biblën?
2 min čitanja
Sarah pruitt

Kush e shkroi Biblën?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Studiuesit e kanë hetuar këtë çështje për shekuj me radhë, por shumë pyetje vazhdojnë të mbeten.Nga: Sarah Pruitt / History Përkthimi: Telegrafi.comGjatë shekujve, miliarda njerëz e kanë lexuar Biblën. Studiuesit kanë kaluar jetën e tyre duke e studiuar atë, ndërsa rabinët, pastorët dhe priftërinjtë janë përqendruar në interpretimin, mësimin dhe predikimin prej faqeve të saj.Si tekst i shenjtë për dy nga fetë kryesore të botës, për judaizmin dhe krishterimin - si dhe për besime të tjera - Bibla ka pasur gjithashtu një ndikim të pakrahasueshëm në letërsi - veçanërisht në botën perëndimore. Ajo është përkthyer në afro 700 gjuhë dhe, ndonëse shifrat e sakta të shitjeve janë të vështira për t’u gjetur, konsiderohet gjerësisht si libri më i shitur në botë.Mirëpo, pavarësisht ndikimit të pamohueshëm të Biblës, misteret vazhdojnë të mbeten rreth origjinës së saj. Edhe pas afro dy mijë vjetëve të ekzistencës së saj dhe shekujve të tërë të hulumtimeve nga studiuesit biblikë, ende nuk e dimë me siguri se kush i shkroi tekstet e saj të ndryshme, kur u shkruan ose në çfarë rrethanash.Besëlidhja e Vjetër: Teoria e autorit të vetëmBesëlidhja e Vjetër, ose Bibla Hebraike, rrëfen historinë e popullit të Izraelit përgjatë rreth një mijëvjeçari, duke filluar me krijimin e botës dhe të njerëzimit nga Zoti, ndërsa përmban tregimet, ligjet dhe mësimet morale që përbëjnë bazën e jetës fetare si për hebrenjtë, ashtu edhe për të krishterët.Për të paktën një mijë vjet, si tradita judaike ashtu edhe ajo e krishterë pohonin se një autor i vetëm i kishte shkruar pesë librat e parë të Biblës - Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat dhe Ligji i Përtërirë - të cilët së bashku njihen si Tora (në hebraisht, “udhëzim”) dhe Pentateuk (në greqisht, “pesë dorëshkrime rrotull”). Besohej se ky autor i vetëm ishte Moisiu, profeti hebre që i nxori izraelitët nga robëria në Egjipt dhe i udhëhoqi përmes Detit të Kuq drejt Tokës së Premtuar.Megjithatë, pothuajse që nga fillimi, lexuesit e Biblës vunë re se në të

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Studiuesit e kanë hetuar këtë çështje për shekuj me radhë, por shumë pyetje vazhdojnë të mbeten.Nga: Sarah Pruitt / History Përkthimi: Telegrafi.comGjatë shekujve, miliarda njerëz e kanë lexuar Biblën. Studiuesit kanë kaluar jetën e tyre duke e studiuar atë, ndërsa rabinët, pastorët dhe priftërinjtë janë përqendruar në interpretimin, mësimin dhe predikimin prej faqeve të saj.Si tekst i shenjtë për dy nga fetë kryesore të botës, për judaizmin dhe krishterimin - si dhe për besime të tjera - Bibla ka pasur gjithashtu një ndikim të pakrahasueshëm në letërsi - veçanërisht në botën perëndimore. Ajo është përkthyer në afro 700 gjuhë dhe, ndonëse shifrat e sakta të shitjeve janë të vështira për t’u gjetur, konsiderohet gjerësisht si libri më i shitur në botë.Mirëpo, pavarësisht ndikimit të pamohueshëm të Biblës, misteret vazhdojnë të mbeten rreth origjinës së saj. Edhe pas afro dy mijë vjetëve të ekzistencës së saj dhe shekujve të tërë të hulumtimeve nga studiuesit biblikë, ende nuk e dimë me siguri se kush i shkroi tekstet e saj të ndryshme, kur u shkruan ose në çfarë rrethanash.Besëlidhja e Vjetër: Teoria e autorit të vetëmBesëlidhja e Vjetër, ose Bibla Hebraike, rrëfen historinë e popullit të Izraelit përgjatë rreth një mijëvjeçari, duke filluar me krijimin e botës dhe të njerëzimit nga Zoti, ndërsa përmban tregimet, ligjet dhe mësimet morale që përbëjnë bazën e jetës fetare si për hebrenjtë, ashtu edhe për të krishterët.Për të paktën një mijë vjet, si tradita judaike ashtu edhe ajo e krishterë pohonin se një autor i vetëm i kishte shkruar pesë librat e parë të Biblës - Zanafilla, Eksodi, Levitiku, Numrat dhe Ligji i Përtërirë - të cilët së bashku njihen si Tora (në hebraisht, “udhëzim”) dhe Pentateuk (në greqisht, “pesë dorëshkrime rrotull”). Besohej se ky autor i vetëm ishte Moisiu, profeti hebre që i nxori izraelitët nga robëria në Egjipt dhe i udhëhoqi përmes Detit të Kuq drejt Tokës së Premtuar.Megjithatë, pothuajse që nga fillimi, lexuesit e Biblës vunë re se në të

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…