PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti për presidentin: Nuk kemi emër të ri, duhet të kemi takime

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe mundësinë e një marrëveshjeje politike mes partive.Kurti tha se janë të domosdoshme takimet e reja dhe bisedimet me partitë, duke theksuar se Kosova nuk ka nevojë për destabilitet të mëtejshëm institucional.Ai iu referua edhe dakordimit të mëparshëm me 99 vota, duke thënë se nuk do të ishte e mençur që Kosova të kalojë në rivalitete të ashpra politike, të cilat, sipas tij, do t’u shërbenin kundërshtarëve të Kosovës. Kurti: Kemi edhe gjashtë ditë për ta zgjedhur presidentin, zgjedhjet e reja mund të shmangen Kurti tha se është optimist se mund të arrihet përsëri një dakordim.“Duhet të ketë takime, bisedime e pajtime. Unë e kam parë që është e mundshme, ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë”, deklaroi ai.Sa i përket kandidatit për president, Kurti bëri të qartë se LVV-ja vazhdon t’i qëndrojë marrëveshjes politike dhe kandidaturës së Bekim Sejdiut.Sipas Kurtit, Sejdiu është tërhequr pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kanë shkelur marrëveshjen.“Nga pikëpamja e LVV-së, ne kemi marrëveshje politike dhe besoj që duhet ta respektojmë atë. Nuk kemi emër të ri ose tjetër”, deklaroi Kurti.Kurti shtoi se, nëse në të ardhmen do të ketë një kandidat tjetër, për këtë do të njoftohet publiku. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe mundësinë e një marrëveshjeje politike mes partive.Kurti tha se janë të domosdoshme takimet e reja dhe bisedimet me partitë, duke theksuar se Kosova nuk ka nevojë për destabilitet të mëtejshëm institucional.Ai iu referua edhe dakordimit të mëparshëm me 99 vota, duke thënë se nuk do të ishte e mençur që Kosova të kalojë në rivalitete të ashpra politike, të cilat, sipas tij, do t’u shërbenin kundërshtarëve të Kosovës. Kurti: Kemi edhe gjashtë ditë për ta zgjedhur presidentin, zgjedhjet e reja mund të shmangen Kurti tha se është optimist se mund të arrihet përsëri një dakordim.“Duhet të ketë takime, bisedime e pajtime. Unë e kam parë që është e mundshme, ekziston rruga në të cilën mund të ecim bashkë”, deklaroi ai.Sa i përket kandidatit për president, Kurti bëri të qartë se LVV-ja vazhdon t’i qëndrojë marrëveshjes politike dhe kandidaturës së Bekim Sejdiut.Sipas Kurtit, Sejdiu është tërhequr pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kanë shkelur marrëveshjen.“Nga pikëpamja e LVV-së, ne kemi marrëveshje politike dhe besoj që duhet ta respektojmë atë. Nuk kemi emër të ri ose tjetër”, deklaroi Kurti.Kurti shtoi se, nëse në të ardhmen do të ketë një kandidat tjetër, për këtë do të njoftohet publiku. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…