Blerta deliuDeliu e PDK-së: Qeveria ta dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
2 min čitanja
Blerta deliu
Deliu e PDK-së: Qeveria ta dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Qeveria ta dërgojë për miratim në Kuvend, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, gjersa Grupi Parlamentar i kësaj partie ka lëshuar mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke kundërshtuar mosprocedimin e këtij projektligji. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se si GP i PDK-së këtë e kërkuan edhe në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, sepse kjo çështje është prioritet dhe emergjencë kombëtare.“Si PDK e kemi dëshmuar me veprime se nuk bëhemi pengesë për funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Mirëpo, edhe është krejtësisht e padrejtë që të simulojmë normalitet përballë një çështjeje që kërkon veprim urgjent nga shteti. Për PDK-në Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në funksion të mbrojtjes së UÇK-së duhet të jetë prioritet mbi prioritete”, tha ajo. Iniciativa ligjore për Gjykatën Speciale, Kurti: Brenda javës do ta kemi mendimin e Zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë Deliu Kodra shprehu indinjatën që sot në Kuvend janë sjellë një mori projektligjesh me procedurë të përshpejtuar, ndërkohë që Qeveria i ka diskutuar 35 pika të ndryshme, e Projektligji për Dhomat e Specializuara vazhdon të mbesë në sirtar dhe i patrajtuar.“Për këtë Projektligj për Dhomat e Specializuara na thuhet që po kërkohet ekspertizë dhe po zvarritet procedimi i tij. Për PDK-në, kjo është e papranueshme. Kuvendi i Kosovës me votë unanime të 99 deputetëve e shprehu vullnetin për mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve. Tani ky vullnet duhet të kthehet në veprim konkret”, shtoi ajo.PDK edhe një herë i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministres së Drejtësisë që ta procedojnë në Kuvend Projektligjin për Dhomat e Specializuara.Ndryshe, sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka lëshuar mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke kundërshtuar mosprocedimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.